Investim i Sigurt në Zemër të Tiranës Lindore
Në një nga ndërtimet më të reja dhe moderne të Tiranës lindore, ju prezantojmë këtë ambient komercial me pozicion strategjik në katin përdhe të Rezidencës Porcelani, një kompleks i ndërtuar me standarde bashkëkohore dhe me një zhvillim të qëndrueshëm urban.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi reale investimi, duke kombinuar lokacionin e shkëlqyer, sipërfaqen funksionale dhe kontratën ekzistuese të qirasë.
Ambienti ndodhet buzë rrugës kryesore, me një sipërfaqe totale prej 640 m² dhe një lartësi të rrallë prej 5.5 metrash, që e bën të përshtatshëm për një gamë të gjerë aktivitetesh komerciale.
Fasada e plotë xhami ofron vizibilitet maksimal dhe dritë natyrale gjatë gjithë ditës.
Lartësia e ambientit krijon mundësi reale për ndërtimin e mezaninës, depo të brendshme apo organizim të hapësirës në funksion të biznesit – nga showroom, klinikë estetike apo aktivitet me qarkullim të lartë klientësh.
Aktualisht prona është e dhënë me qira për një periudhë 7-vjeçare, çka e bën një investim të garantuar me kthim të qëndrueshëm.
Një pronë ideale për investitorët që kërkojnë ekspozim, pozicion strategjik dhe kthim të menjëhershëm të investimit. Me dokumentacion të rregullt dhe ndërtim cilësor, ky ambient po të pret ty
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në terren, na kontaktoni.
Kontaktoni për më shumë informacion +355 69 602 3888
Një mundësi e rrallë për të zotëruar një penthouse në një nga zonat më të lakmuara bregdetare të Shqipërisë,Gjiri i Lalzit.
Ky apartament i vendosur në vijë të parë me detin, brenda kompleksit të njohur “Lalzi Marina Seaside”, ofron jo vetëm luks dhe stil, por edhe një përvojë jetese që të lidh me natyrën dhe qetësinë.
Penthouse-i ndodhet vetëm pak minuta larg Tiranës, në një zonë të qetë, larg zhurmës urbane, por pranë çdo komoditeti të nevojshëm.
• Sipërfaqe totale: 169.5 m²
• Sipërfaqe e brendshme: 149 m²
• Sipërfaqe e përbashkët: 28.24 m²
• Verandë: 55.7 m² – e përshtatshme për relaks, ushqime në ajër të pastër dhe evente familjare.
Çdo dhomë ofron pamje direkte nga deti, me dritare të mëdha që sjellin dritë natyrale dhe një ndjesi hapësire dhe freskie.
Apartamenti është ndërtuar me materiale cilësore dhe dizajnuar për komoditet maksimal në çdo stinë të vitit.
Ky penthouse nuk është vetëm një investim në pasuri të paluajtshme – është një mënyrë jetese.
Një vend ideal për pushime, për jetesë të përhershme ose për të krijuar kujtimet më të bukura me familjen.
Pronësia është e rregullt dhe prona është gati për të hyrë menjëherë.
Kontaktoni për më shumë informacion +355 69 602 3888
Ambjent për zyra, Komuna e Parisit, Kika 2– Gati për të startuar Biznesin
Në një nga zonat më të kërkuara dhe më të gjalla të Tiranës, jepet me qira zyre totalisht e investuar, e përshtatshme për çdo profesion që kërkon hapësirë cilësore dhe pozicion të favorshëm.
Ambjenti ndodhet te Kika 2 – Komuna e Parisit, në katin e 4-t, me pamje nga rruga kryesore por sigurisht dhe brenda kompleksit, me sipërfaqe totale prej 102 m² dhe është i organizuar në:
Ndriçimi natyral dhe ndarja e mirë e brendshme e bëjnë këtë ambient perfekt për:
Zyra ligjore
Studio estetike apo dentare
Arkitektë dhe dizajnerë
Agjenci IT, marketing apo konsulencë
Çdo dhomë ofron privatësi pa humbur ndriçimin, ndërsa përfundimet moderne e bëjnë gati për përdorim të menjëhershëm – thjesht vendosni mobiljet dhe nisni punën!
Zona është strategjike: pranë rrugëve kryesore, me stacione urbane, banka, kafene, farmaci dhe të gjitha shërbimet në distancë ecjeje.
Kontaktoni për me shumë informacion +355 69 602 3888
Vila juaj e Ëndrrave në Shitje, Rolling Hills Liqeni
Në një zonë ku qetësia, ajri i pastër dhe natyra janë pjesë e përditshmërisë, kjo vilë e veçantë në Rolling Hills Liqeni është mundësia për të jetuar në mënyrën që gjithmonë ke ëndërruar.
Shtrihet në 4 nivele funksionale dhe ofron gjithçka që një familje moderne ka nevojë:
-
Niveli nëntokësor (66.53 m²): lavanderi, ambient teknik dhe hapësirë për depo apo funksion tjetër praktik
-
Kati përdhe (90.47 m²): ambient ndenjeje dhe ngrënieje të bollshëm, kuzhinë moderne, dalje në verandë dhe oborr
-
Kati i parë (92.88 m²): 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkon me pamje
-
Kati i dytë (88.01 m²): hapësirë shtesë për zyrë nga shtëpia, ambient relaksi ose dhomë miqsh
Me një sipërfaqe neto prej 337.89 m², oborr privat prej 353.63 m² dhe parcelë prej 446.51 m², kjo pronë ofron hapësirën dhe qetësinë që pak prona mund të garantojnë.
Rolling Hills Liqeni është një nga Komplekset më të kërkuara të Tiranës, falë:
Sigurisë 24/7
Ajrit të pastër dhe pamjes së liqenit
Infrastrukturës elitare
Shëtitores Lungolago, terreneve sportive dhe qasjes direkte në natyrë
Vetëm 15 minuta nga qendra, por shumë larg nga zhurma. Kjo nuk është thjesht një vilë – është një stil jete.
Kontaktoni për më shumë informacion +355 69 602 3888
Vila juaj e endrrave në Shitje në Rolling Hills Liqeni – Luksi në Zemër të Natyrës
Kjo vilë 3-katëshe ndodhet në kompleksin e mirënjohur Rolling Hills Liqeni, një nga zonat më të preferuara të Farkës për banim elitar dhe jetesë të qetë. Me një sipërfaqe totale neto prej 269.06 m² dhe parcelë prej 349.21 m², kjo pronë ofron çdo hapësirë që një familje moderne kërkon.
Vila është e organizuar në mënyrë funksionale:
-
Kati përdhe (92.18 m²): ambient ndenjeje i bollshëm, kuzhinë me plan të hapur, ambient ngrënieje dhe dalje direkte në verandë dhe oborr.
-
Kati i sipërm (88.44 m²): përmban 3 dhoma gjumi të ndriçuara, ku dhoma matrimoniale ka edhe tualet en-suite. Kati përfshin edhe një tualet shtesë dhe hapësirë për garderobë.
-
Kati -1 (88.44 m²): lavanderi e dedikuar, dhomë teknike, depo dhe një ambient shtesë që mund të shërbejë si palestër apo zyrë.
Oborri privat prej 257.03 m² ofron qetësi, gjelbërim dhe është perfekt për barbekju, lojëra fëmijësh apo thjesht relaks pas një dite të ngarkuar.
Brenda kompleksit, banorët përfitojnë:
-
Siguri 24/7 dhe mirëmbajtje të rregullt
-
Piazza me kafene, dyqane dhe shërbime
-
Terrene sportive dhe kënde lojërash
-
Akses të drejtpërdrejtë në shëtitoren “Lungolago” përgjatë liqenit të Farkës
Vetëm 15 minuta larg nga qendra e Tiranës, kjo vilë është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë rehati, privatësi dhe një komunitet të mirëmenaxhuar.
Kontaktoni për më shume informacon: +355696023888
Apartament 1+1 në Shitje në San Torini Village – Elegancë, Pamje dhe Qetësi në Zemër të Dhërmiut
Nëse jeni në kërkim të një apartamenti me stil, qetësi dhe pamje të mrekullueshme, ky 1+1 në San Torini Village – Dhërmi është një mundësi që ia vlen të shihet nga afër.
Apartamenti ndodhet në një nga komplekset më të kuruara dhe të kërkuara të bregdetit të jugut. Zona është e qetë, panoramike, dhe vetëm pak minuta larg nga plazhi dhe shërbimet kryesore.
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 81.46 m² dhe përbëhet nga një dormitor komod, një sallon i hapur me kuzhinë, një tualet funksional dhe një ballkon i gjerë me pamje të mahnitshme nga deti dhe natyra përreth. Ambienti është i lehtë për ta mobiluar sipas shijes, dhe është perfekt si shtëpi verore, por edhe për qira afatshkurtër në sezonin turistik.
San Torini Village është ndërtuar me stil mesdhetar, me fasada të bardha, rrugica me kalldrëm dhe gjelbërim të përhershëm që krijojnë një atmosferë të veçantë. Kompleksi ofron mirëmbajtje të përditshme, siguri, ambiente të përbashkëta të pastra dhe një ndjesi komuniteti.
Ky apartament është zgjedhje ideale për:
– Pushime familjare
– Investim në Airbnb apo Booking
– Një shtëpi të dytë për fundjava dhe verë
– Investim të sigurt me vlerë që rritet në kohë
Kontaktoni për më shumë informacion: +355696023888
Zyrë në shitje në Downtown One Tirana – një pozicion që i jep vlerë çdo biznesi
Ofrohet për shitje një zyrë me sipërfaqe 150 m², në një nga godinat më të njohura të Tiranës: Downtown One. Kjo është një nga pak ndërtesat që ofron jo vetëm arkitekturë moderne, por edhe reputacion të ndërtuar me seriozitet.
Hapësirë e Përshtatshme për Çdo Lloj Aktiviteti
Zyra ndodhet në një kat të përshtatshëm për qasje të lehtë, dhe ka planimetri të rregullt, me dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë fasadës së xhamit. Ambienti është i hapur dhe i përshtatshëm për çdo lloj aktiviteti zyre: firma ligjore, studio inxhinierike, agjenci kreative, kompani ndërkombëtare apo konsulencë. Hapësira ofron rehati për stafin dhe për klientët, pa pasur nevojë për investime shtesë.
Ajo që e bën këtë pronë të veçantë është vendndodhja. Downtown One është në qendër të qytetit – një nga zonat me më shumë qarkullim biznesesh serioze, me infrastrukturë të rregullt dhe akses të menjëhershëm në çdo drejtim. Klientët e dinë ku ndodheni, partnerët ju gjejnë lehtë, dhe ju jeni aty ku ndodhin gjërat.
Ndërtesa ofron siguri 24/7, mirëmbajtje të standardit të lartë dhe ambiente të përbashkëta të pastra dhe funksionale. Parkimi është i disponueshëm me marrëveshje.
Kontaktoni për më shumë informacion: +355696023888
Shitet Ambjent Komercial 300 m2 në ndërtesën unike Rainbow Center, Bllok
Po kërkoni një ambient komercial luksoz në shitje në Bllok? Ky ambient me sipërfaqe prej 300 m², i pozicionuar brenda qendrës ikonike Rainbow Center, ofron për biznesin tuaj dukshmëri, prestigj dhe funksionalitet në një nga zonat më dinamike të Tiranës.
I vendosur strategjikisht në zemër të Bllokut, ky ambient komercial është ideal për profesionistët që vlerësojnë ekspozimin maksimal dhe një klientelë elitare.
Nëse dëshironi të hapni një klinikë estetike ose dentare, një zyrë ligjore, një studio dizajni apo një showroom ekskluziv, kjo pronë është krijuar për të përmbushur ambiciet tuaja. Hapësira ofron ambiente të hapura, ndriçim natyral të bollshëm dhe një organizim modern – duke e bërë funksionale dhe mbresëlënëse për klientët.
Rainbow Center është një ndërtesë prestigjioze dhe e mirëmenaxhuar që ofron siguri, mirëmbajtje dhe akses të lehtë – me ashensor dhe shkallë. Falë vendndodhjes së saj qendrore, prona përfiton dukshmëri maksimale dhe fluks të vazhdueshëm klientësh potencialë.
Pikat kryesore – Pse të zgjidhni këtë pronë?
-
Sipërfaqe totale: 300 m²
-
Kati 3
-
Organizim modern me ndriçim natyral
-
Akses me ashensor dhe shkallë
-
Ndërtesë e sigurt dhe e mirëmenaxhuar
-
E rrethuar nga biznese dhe marka elitare
-
Fluks konstant klientësh nga godina dhe zona përreth
Ambientit i është bërë e gjithë dokumentacioni ligjor dhe është gati për shitje të menjëhershme. Jo vetëm një hapësirë pune, por edhe një investim i zgjuar afatgjatë, falë vendndodhjes së shkëlqyer dhe kërkesës në rritje për ambiente komerciale në Bllok.
Kontaktoni për më shumë informacion: +355 69 602 3888
OKAZION, Liqeni i Thatë Shitet Apartament 2+1 + 2 poste parkim!
Siperfaqja e përgjithshme e këtij apartamenti është 125 m2, duke ofruar një ambient të madh dhe fantastik për të jetuar. Hyrja e apartamentit do ju çojë ne sallonin e bollshëm, i cili është projektuar me kujdes për t’i dhënë një atmosferë të ngrohtë dhe elegante hapësirës.
Apartamenti disponon dy dhoma gjumi të përshtatshme për një familje me 4 anetar dhe gjithashtu dhoma matrimoniale disponon tualet te brendshëm. Kemi dhe tualetin tjeter dhe një ballkon. Një nga pikat më të kyçe të këtij apartamenti është vendndodhja e tij afër Liqenit të Thate.
Fasilitetet dhe aksesibiliteti i lehtë në ambientet e tjera të qytetit bëjnë këtë pronë një zgjedhje të shkëlqyer për ata që dëshirojnë të jetojnë në një ambient të përshtatshëm dhe në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, te qeta dhe me ajër të pastër. Vlejmë për të përmendur që të gjitha punimet hidraulike dhe elektrike jane të realizuara nga vetë pronari i pronës dhe jo nga firma ndërtuese. Apartamenti disponon dhe dy poste parkimi nën tokë.
Kontaktoni per me shume informacion: +355696023888
E vendosur në zonën e Bllokut, me njé sipërfaqe mbresëlënëse prej 800 metrash katrorë, me një fasadë të madhe dhe tërheqëse që ofron vizibilitet maximal për çdo biznes prona ndodhet në katin e pare me hyrje te personalizuar nga rruga kryesore me nje post per recepsion ne katin 0.
Zona e Bllokut është e njohur për komunitetin e saj të lulëzuar të biznesit, me shumë lehtësira të njohura, restorante dhe dyqane të ndryshme, duke e bërë këtë një vend kryesor për bizneset që duan të përfitojnë nga niveli i lartë i trafikut në këmbë por edhe me makinë në zonë.
Më një hapësirë të bollshme mund të përshtatet lehtësisht për të përmbushur nevojat specifike të çdo biznesi. Prona është e ndarë në disa ambjente pune dhe gjithashtu ofron për punonjësit një verandë në pjesën e pasme.
Pavarësisht nëse kërkoni të blini apo ta merrni me qira, kjo pronë komerciale ofron një mundësi të shkëlqyer investimi në një nga vendet më të dëshiruara dhe të kërkuara të Tiranës.
Me një sipërfaqe të madhe, një fasadë të spikatur dhe një planimetri fleksibël, kjo pronë me siguri do të tërheqë një sërë biznesesh që kërkojnë të krijojnë një prani në këtë pjesë të lulëzuar të qytetit.
Kontaktoni per me shume informacion: +355696023888