Njësi komerciale me vendndodhje perfekte në një nga rrugët më të frekuentuara dhe prestigjioze të Tiranës – Rruga e Elbasanit.
Sipërfaqe totale: 72 m²
Organizim i brendshëm: E ndarë në 2 ambiente pune funksionale
Fasadë xhami në anën kryesore, ideale për reklamim dhe ekspozim vizual.
Njësia ndodhet buzë rrugës, duke e bërë atë tepër të dukshme për kalimtarët dhe trafikun rrugor. Fasadat e mëdha prej xhami ofrojnë ndriçim natyral dhe një mundësi të shkëlqyer për brendim të biznesit tuaj.
Për çfarë është e përshtatshme?
Kjo pronë është ideale për:
-
Studio ligjore apo noteriale
-
Klinika estetike ose dentare
-
Zyrë konsulence apo financiare
-
Agjenci udhëtimi apo studio arkitekture
-
Showroom, dyqan boutique ose sallon bukurie
Me lokacionin e saj strategjik dhe formatin fleksibël të brendshëm, kjo njësi përfaqëson një mundësi reale për investim të sigurt, zhvillim biznesi, ose qira afatgjatë me rendiment të lartë.
Rruga e Elbasanit njihet për trafikun e qëndrueshëm, banesat elitare përreth dhe afërsinë me institucionet arsimore, diplomatike dhe komerciale të qytetit.
Në zemër të një prej destinacioneve më të bukura të bregdetit shqiptar, në Palasë, ndodhet një apartament që ofron shumë më tepër se thjesht një hapësirë për të jetuar. Ky apartament 1+1 në katin përdhe të kompleksit ekskluziv Sun Palase është krijuar për ata që vlerësojnë luksin, qetësinë dhe afërsinë me natyrën.
Me një sipërfaqe totale prej 111.6 m², prona përfshin:
-
80 m² hapësirë neto banimi
-
14 m² hapësirë të përbashkët
-
17.6 m² oborr privat, një vlerë e shtuar për komoditet dhe jetë në natyrë
Ky apartament kombinon prakticitetin e një planimetrie të organizuar mirë me estetikën e një arkitekture moderne që harmonizohet me mjedisin përreth. Dritaret e mëdha lejojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ndërsa qasja direkte në oborr krijon një ndjesi hapësire dhe lirshmërie.
Pozicionimi në katin përdhe e bën apartamentin të përshtatshëm për të gjitha moshat dhe profilet – nga familjarë që kërkojnë qetësi dhe rehati, tek investitorë që synojnë qira sezonale me kthim të lartë.
Sun Palase është një kompleks i mirëorganizuar, me rrugica të brendshme, siguri të përhershme, gjelbërim dekorativ dhe qasje të shpejtë në vijën bregdetare të detit Jon. Zona e Palasës po njeh një zhvillim të vrullshëm, duke e kthyer këtë lloj prone në një zgjedhje të zgjuar investimi.
Pse ta zgjidhni këtë apartament?
-
Tipologji 1+1, e përkryer për përdorim personal ose turistik
-
Oborr i bollshëm për mëngjeset me diell ose pushime relaksuese
-
Mundësi për të përjetuar natyrën nga komoditeti i shtëpisë
-
Vendndodhje elitare me potencial rritjeje të vlerës në treg
-
Qasje e lehtë në rrugën kryesore, vetëm pak minuta nga deti
Ky apartament përfaqëson balancën perfekte midis jetesës luksoze dhe natyrës së paprekur shqiptare. Një mundësi që nuk duhet lënë pas dore.
Kontaktoni për më shumë informacion: +355696023888
Investim i Sigurt në Zemër të Tiranës Lindore
Në një nga ndërtimet më të reja dhe moderne të Tiranës lindore, ju prezantojmë këtë ambient komercial me pozicion strategjik në katin përdhe të Rezidencës Porcelani, një kompleks i ndërtuar me standarde bashkëkohore dhe me një zhvillim të qëndrueshëm urban.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi reale investimi, duke kombinuar lokacionin e shkëlqyer, sipërfaqen funksionale dhe kontratën ekzistuese të qirasë.
Ambienti ndodhet buzë rrugës kryesore, me një sipërfaqe totale prej 640 m² dhe një lartësi të rrallë prej 5.5 metrash, që e bën të përshtatshëm për një gamë të gjerë aktivitetesh komerciale.
Fasada e plotë xhami ofron vizibilitet maksimal dhe dritë natyrale gjatë gjithë ditës.
Lartësia e ambientit krijon mundësi reale për ndërtimin e mezaninës, depo të brendshme apo organizim të hapësirës në funksion të biznesit – nga showroom, klinikë estetike apo aktivitet me qarkullim të lartë klientësh.
Aktualisht prona është e dhënë me qira për një periudhë 7-vjeçare, çka e bën një investim të garantuar me kthim të qëndrueshëm.
Një pronë ideale për investitorët që kërkojnë ekspozim, pozicion strategjik dhe kthim të menjëhershëm të investimit. Me dokumentacion të rregullt dhe ndërtim cilësor, ky ambient po të pret ty
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në terren, na kontaktoni.
Kontaktoni për më shumë informacion +355 69 602 3888
Një mundësi e rrallë për të zotëruar një penthouse në një nga zonat më të lakmuara bregdetare të Shqipërisë,Gjiri i Lalzit.
Ky apartament i vendosur në vijë të parë me detin, brenda kompleksit të njohur “Lalzi Marina Seaside”, ofron jo vetëm luks dhe stil, por edhe një përvojë jetese që të lidh me natyrën dhe qetësinë.
Penthouse-i ndodhet vetëm pak minuta larg Tiranës, në një zonë të qetë, larg zhurmës urbane, por pranë çdo komoditeti të nevojshëm.
• Sipërfaqe totale: 169.5 m²
• Sipërfaqe e brendshme: 149 m²
• Sipërfaqe e përbashkët: 28.24 m²
• Verandë: 55.7 m² – e përshtatshme për relaks, ushqime në ajër të pastër dhe evente familjare.
Çdo dhomë ofron pamje direkte nga deti, me dritare të mëdha që sjellin dritë natyrale dhe një ndjesi hapësire dhe freskie.
Apartamenti është ndërtuar me materiale cilësore dhe dizajnuar për komoditet maksimal në çdo stinë të vitit.
Ky penthouse nuk është vetëm një investim në pasuri të paluajtshme – është një mënyrë jetese.
Një vend ideal për pushime, për jetesë të përhershme ose për të krijuar kujtimet më të bukura me familjen.
Pronësia është e rregullt dhe prona është gati për të hyrë menjëherë.
Kontaktoni për më shumë informacion +355 69 602 3888
Vila juaj e Ëndrrave në Shitje, Rolling Hills Liqeni
Në një zonë ku qetësia, ajri i pastër dhe natyra janë pjesë e përditshmërisë, kjo vilë e veçantë në Rolling Hills Liqeni është mundësia për të jetuar në mënyrën që gjithmonë ke ëndërruar.
Shtrihet në 4 nivele funksionale dhe ofron gjithçka që një familje moderne ka nevojë:
-
Niveli nëntokësor (66.53 m²): lavanderi, ambient teknik dhe hapësirë për depo apo funksion tjetër praktik
-
Kati përdhe (90.47 m²): ambient ndenjeje dhe ngrënieje të bollshëm, kuzhinë moderne, dalje në verandë dhe oborr
-
Kati i parë (92.88 m²): 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkon me pamje
-
Kati i dytë (88.01 m²): hapësirë shtesë për zyrë nga shtëpia, ambient relaksi ose dhomë miqsh
Me një sipërfaqe neto prej 337.89 m², oborr privat prej 353.63 m² dhe parcelë prej 446.51 m², kjo pronë ofron hapësirën dhe qetësinë që pak prona mund të garantojnë.
Rolling Hills Liqeni është një nga Komplekset më të kërkuara të Tiranës, falë:
Sigurisë 24/7
Ajrit të pastër dhe pamjes së liqenit
Infrastrukturës elitare
Shëtitores Lungolago, terreneve sportive dhe qasjes direkte në natyrë
Vetëm 15 minuta nga qendra, por shumë larg nga zhurma. Kjo nuk është thjesht një vilë – është një stil jete.
Kontaktoni për më shumë informacion +355 69 602 3888
Vila juaj e endrrave në Shitje në Rolling Hills Liqeni – Luksi në Zemër të Natyrës
Kjo vilë 3-katëshe ndodhet në kompleksin e mirënjohur Rolling Hills Liqeni, një nga zonat më të preferuara të Farkës për banim elitar dhe jetesë të qetë. Me një sipërfaqe totale neto prej 269.06 m² dhe parcelë prej 349.21 m², kjo pronë ofron çdo hapësirë që një familje moderne kërkon.
Vila është e organizuar në mënyrë funksionale:
-
Kati përdhe (92.18 m²): ambient ndenjeje i bollshëm, kuzhinë me plan të hapur, ambient ngrënieje dhe dalje direkte në verandë dhe oborr.
-
Kati i sipërm (88.44 m²): përmban 3 dhoma gjumi të ndriçuara, ku dhoma matrimoniale ka edhe tualet en-suite. Kati përfshin edhe një tualet shtesë dhe hapësirë për garderobë.
-
Kati -1 (88.44 m²): lavanderi e dedikuar, dhomë teknike, depo dhe një ambient shtesë që mund të shërbejë si palestër apo zyrë.
Oborri privat prej 257.03 m² ofron qetësi, gjelbërim dhe është perfekt për barbekju, lojëra fëmijësh apo thjesht relaks pas një dite të ngarkuar.
Brenda kompleksit, banorët përfitojnë:
-
Siguri 24/7 dhe mirëmbajtje të rregullt
-
Piazza me kafene, dyqane dhe shërbime
-
Terrene sportive dhe kënde lojërash
-
Akses të drejtpërdrejtë në shëtitoren “Lungolago” përgjatë liqenit të Farkës
Vetëm 15 minuta larg nga qendra e Tiranës, kjo vilë është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë rehati, privatësi dhe një komunitet të mirëmenaxhuar.
Kontaktoni për më shume informacon: +355696023888
Apartament 1+1 në Shitje në San Torini Village – Elegancë, Pamje dhe Qetësi në Zemër të Dhërmiut
Nëse jeni në kërkim të një apartamenti me stil, qetësi dhe pamje të mrekullueshme, ky 1+1 në San Torini Village – Dhërmi është një mundësi që ia vlen të shihet nga afër.
Apartamenti ndodhet në një nga komplekset më të kuruara dhe të kërkuara të bregdetit të jugut. Zona është e qetë, panoramike, dhe vetëm pak minuta larg nga plazhi dhe shërbimet kryesore.
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 81.46 m² dhe përbëhet nga një dormitor komod, një sallon i hapur me kuzhinë, një tualet funksional dhe një ballkon i gjerë me pamje të mahnitshme nga deti dhe natyra përreth. Ambienti është i lehtë për ta mobiluar sipas shijes, dhe është perfekt si shtëpi verore, por edhe për qira afatshkurtër në sezonin turistik.
San Torini Village është ndërtuar me stil mesdhetar, me fasada të bardha, rrugica me kalldrëm dhe gjelbërim të përhershëm që krijojnë një atmosferë të veçantë. Kompleksi ofron mirëmbajtje të përditshme, siguri, ambiente të përbashkëta të pastra dhe një ndjesi komuniteti.
Ky apartament është zgjedhje ideale për:
– Pushime familjare
– Investim në Airbnb apo Booking
– Një shtëpi të dytë për fundjava dhe verë
– Investim të sigurt me vlerë që rritet në kohë
Kontaktoni për më shumë informacion: +355696023888
Zyrë në shitje në Downtown One Tirana – një pozicion që i jep vlerë çdo biznesi
Ofrohet për shitje një zyrë me sipërfaqe 150 m², në një nga godinat më të njohura të Tiranës: Downtown One. Kjo është një nga pak ndërtesat që ofron jo vetëm arkitekturë moderne, por edhe reputacion të ndërtuar me seriozitet.
Hapësirë e Përshtatshme për Çdo Lloj Aktiviteti
Zyra ndodhet në një kat të përshtatshëm për qasje të lehtë, dhe ka planimetri të rregullt, me dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë fasadës së xhamit. Ambienti është i hapur dhe i përshtatshëm për çdo lloj aktiviteti zyre: firma ligjore, studio inxhinierike, agjenci kreative, kompani ndërkombëtare apo konsulencë. Hapësira ofron rehati për stafin dhe për klientët, pa pasur nevojë për investime shtesë.
Ajo që e bën këtë pronë të veçantë është vendndodhja. Downtown One është në qendër të qytetit – një nga zonat me më shumë qarkullim biznesesh serioze, me infrastrukturë të rregullt dhe akses të menjëhershëm në çdo drejtim. Klientët e dinë ku ndodheni, partnerët ju gjejnë lehtë, dhe ju jeni aty ku ndodhin gjërat.
Ndërtesa ofron siguri 24/7, mirëmbajtje të standardit të lartë dhe ambiente të përbashkëta të pastra dhe funksionale. Parkimi është i disponueshëm me marrëveshje.
Kontaktoni për më shumë informacion: +355696023888
Shitet Ambjent Komercial 300 m2 në ndërtesën unike Rainbow Center, Bllok
Po kërkoni një ambient komercial luksoz në shitje në Bllok? Ky ambient me sipërfaqe prej 300 m², i pozicionuar brenda qendrës ikonike Rainbow Center, ofron për biznesin tuaj dukshmëri, prestigj dhe funksionalitet në një nga zonat më dinamike të Tiranës.
I vendosur strategjikisht në zemër të Bllokut, ky ambient komercial është ideal për profesionistët që vlerësojnë ekspozimin maksimal dhe një klientelë elitare.
Nëse dëshironi të hapni një klinikë estetike ose dentare, një zyrë ligjore, një studio dizajni apo një showroom ekskluziv, kjo pronë është krijuar për të përmbushur ambiciet tuaja. Hapësira ofron ambiente të hapura, ndriçim natyral të bollshëm dhe një organizim modern – duke e bërë funksionale dhe mbresëlënëse për klientët.
Rainbow Center është një ndërtesë prestigjioze dhe e mirëmenaxhuar që ofron siguri, mirëmbajtje dhe akses të lehtë – me ashensor dhe shkallë. Falë vendndodhjes së saj qendrore, prona përfiton dukshmëri maksimale dhe fluks të vazhdueshëm klientësh potencialë.
Pikat kryesore – Pse të zgjidhni këtë pronë?
-
Sipërfaqe totale: 300 m²
-
Kati 3
-
Organizim modern me ndriçim natyral
-
Akses me ashensor dhe shkallë
-
Ndërtesë e sigurt dhe e mirëmenaxhuar
-
E rrethuar nga biznese dhe marka elitare
-
Fluks konstant klientësh nga godina dhe zona përreth
Ambientit i është bërë e gjithë dokumentacioni ligjor dhe është gati për shitje të menjëhershme. Jo vetëm një hapësirë pune, por edhe një investim i zgjuar afatgjatë, falë vendndodhjes së shkëlqyer dhe kërkesës në rritje për ambiente komerciale në Bllok.
Kontaktoni për më shumë informacion: +355 69 602 3888
OKAZION, Liqeni i Thatë Shitet Apartament 2+1 + 2 poste parkim!
Siperfaqja e përgjithshme e këtij apartamenti është 125 m2, duke ofruar një ambient të madh dhe fantastik për të jetuar. Hyrja e apartamentit do ju çojë ne sallonin e bollshëm, i cili është projektuar me kujdes për t’i dhënë një atmosferë të ngrohtë dhe elegante hapësirës.
Apartamenti disponon dy dhoma gjumi të përshtatshme për një familje me 4 anetar dhe gjithashtu dhoma matrimoniale disponon tualet te brendshëm. Kemi dhe tualetin tjeter dhe një ballkon. Një nga pikat më të kyçe të këtij apartamenti është vendndodhja e tij afër Liqenit të Thate.
Fasilitetet dhe aksesibiliteti i lehtë në ambientet e tjera të qytetit bëjnë këtë pronë një zgjedhje të shkëlqyer për ata që dëshirojnë të jetojnë në një ambient të përshtatshëm dhe në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, te qeta dhe me ajër të pastër. Vlejmë për të përmendur që të gjitha punimet hidraulike dhe elektrike jane të realizuara nga vetë pronari i pronës dhe jo nga firma ndërtuese. Apartamenti disponon dhe dy poste parkimi nën tokë.
Kontaktoni per me shume informacion: +355696023888