Investim i Sigurt në Zemër të Tiranës Lindore
Në një nga ndërtimet më të reja dhe moderne të Tiranës lindore, ju prezantojmë këtë ambient komercial me pozicion strategjik në katin përdhe të Rezidencës Porcelani, një kompleks i ndërtuar me standarde bashkëkohore dhe me një zhvillim të qëndrueshëm urban.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi reale investimi, duke kombinuar lokacionin e shkëlqyer, sipërfaqen funksionale dhe kontratën ekzistuese të qirasë.
Ambienti ndodhet buzë rrugës kryesore, me një sipërfaqe totale prej 640 m² dhe një lartësi të rrallë prej 5.5 metrash, që e bën të përshtatshëm për një gamë të gjerë aktivitetesh komerciale.
Fasada e plotë xhami ofron vizibilitet maksimal dhe dritë natyrale gjatë gjithë ditës.
Lartësia e ambientit krijon mundësi reale për ndërtimin e mezaninës, depo të brendshme apo organizim të hapësirës në funksion të biznesit – nga showroom, klinikë estetike apo aktivitet me qarkullim të lartë klientësh.
Aktualisht prona është e dhënë me qira për një periudhë 7-vjeçare, çka e bën një investim të garantuar me kthim të qëndrueshëm.
Një pronë ideale për investitorët që kërkojnë ekspozim, pozicion strategjik dhe kthim të menjëhershëm të investimit. Me dokumentacion të rregullt dhe ndërtim cilësor, ky ambient po të pret ty
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në terren, na kontaktoni.
Kontaktoni për më shumë informacion +355 69 602 3888
Address: Rruga e Dibres
Price: Upon Request
Area: 640 m2
Country:Albania
City: Tirane
View: south-west
Floor: 1
Rooms: 0
Bathrooms: 2