Vila juaj e endrrave në Shitje në Rolling Hills Liqeni – Luksi në Zemër të Natyrës
Kjo vilë 3-katëshe ndodhet në kompleksin e mirënjohur Rolling Hills Liqeni, një nga zonat më të preferuara të Farkës për banim elitar dhe jetesë të qetë. Me një sipërfaqe totale neto prej 269.06 m² dhe parcelë prej 349.21 m², kjo pronë ofron çdo hapësirë që një familje moderne kërkon.
Vila është e organizuar në mënyrë funksionale:
-
Kati përdhe (92.18 m²): ambient ndenjeje i bollshëm, kuzhinë me plan të hapur, ambient ngrënieje dhe dalje direkte në verandë dhe oborr.
-
Kati i sipërm (88.44 m²): përmban 3 dhoma gjumi të ndriçuara, ku dhoma matrimoniale ka edhe tualet en-suite. Kati përfshin edhe një tualet shtesë dhe hapësirë për garderobë.
-
Kati -1 (88.44 m²): lavanderi e dedikuar, dhomë teknike, depo dhe një ambient shtesë që mund të shërbejë si palestër apo zyrë.
Oborri privat prej 257.03 m² ofron qetësi, gjelbërim dhe është perfekt për barbekju, lojëra fëmijësh apo thjesht relaks pas një dite të ngarkuar.
Brenda kompleksit, banorët përfitojnë:
-
Siguri 24/7 dhe mirëmbajtje të rregullt
-
Piazza me kafene, dyqane dhe shërbime
-
Terrene sportive dhe kënde lojërash
-
Akses të drejtpërdrejtë në shëtitoren “Lungolago” përgjatë liqenit të Farkës
Vetëm 15 minuta larg nga qendra e Tiranës, kjo vilë është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë rehati, privatësi dhe një komunitet të mirëmenaxhuar.
Kontaktoni për më shume informacon: +355696023888
Address: Farke
Price: Upon Request
Area: 349m2
Country:Albania
City: Tirane
View: North-East
Floor: 3
Rooms: 3
Bathrooms: 3