×

Rreth Nesh

Company History

Rreth Exclusive Properties Albania

Exclusive Properties Albania është një nga kompanitë udhëheqëse të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, e përkushtuar për të ofruar shërbime premium të pasurive të paluajtshme në mbarë vendin. Ne po ndërtojmë platformën e parë ekskluzive dhe luksoze të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, duke e kombinuar atë me nivelin më të lartë të teknologjisë së marketingut, për t’i sjellë tregut shqiptar atë që i ka munguar ndër vite.

Misioni Ynë

E themeluar në gusht të vitit 2018 me emrin Exclusive Properties, nga themeluesit Ardi Ymaj dhe Lorigela Beleshi, kompania drejtohet nga një ekip inovatorësh me eksperiencë. Këta pionierë të dëshmuar në teknologji, pasuri të paluajtshme, marketing dhe financë po zgjidhin sfidat më komplekse të tregut imobiliar.

Misioni ynë është të bëjmë realitetin e pronësisë së cilësisë së lartë të qasshme për këdo që dëshiron të jetojë apo të investojë në Shqipëri. Ne fokusohemi në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët tanë duke ofruar shërbime të personalizuara, transparencë dhe këshillim profesional.

Çfarë Ofron Kompania Jonë

  • Një portofol i gjerë me apartamente, vila, toka dhe prona komerciale

  • Lista ekskluzive dhe mundësi “off-market”

  • Agjentë profesionistë që flasin shqip, anglisht dhe italisht

  • Mbështetje ligjore dhe asistencë e plotë në dokumentacion

Ne operojmë në të gjitha qytetet kryesore dhe destinacionet bregdetare, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Sarandën dhe Rivierën Shqiptare.

Pse të na Zgjidhni Ne?

Exclusive Properties Albania nuk është thjesht një agjenci – është një partner i besuar që ju shoqëron në çdo hap të udhëtimit tuaj për të blerë ose investuar në prona. Qoftë blerja e apartamentit tuaj të parë apo zgjerimi i portofolit tuaj të investimeve, përkushtimi dhe njohuritë tona sigurojnë një eksperiencë të qetë dhe të sigurt.

Ejani të Bashkëpunojmë

Ju mirëpresim të vizitoni zyrat tona, të planifikoni një konsultë apo të shfletoni listimet tona më të fundit. Zbuloni se si Exclusive Properties Albania mund t’ju ndihmojë të gjeni jo vetëm një pronë – por një vend për ta quajtur shtëpi.

Ardi Ymaj është një agjent i pasurive të paluajtshme me përvojë, veçanërisht në zonën e “Bllokut”, i njohur për ekskluzivitetin që ofron ndaj klientëve të tij elitë dhe portofolit me prona të nivelit të lartë. Ai beson se ekskluziviteti është ajo që e dallon vërtet botën e biznesit imobiliar.

Lorigela Beleshi ka qenë gjithmonë çelësi më i fortë i pasurive të paluajtshme pas skenës, duke e çuar industrinë në një nivel tjetër përmes fuqisë së marketingut, strategjisë së biznesit dhe teknologjisë – tre shtylla të fuqishme që ajo i ndërthur për të nxjerrë në pah më të mirën.

Philosophy

E cfarë mudet ta bëjë më të fuqishme së kaq tregun e Pasurive të Paluajtshme?

Një nga Ndërmjetësuesit më të suksesshëm në treg më një nga personat me të mirë të Teknologjisë dhe mbarëvajtjes së kompanisë, i japin tregut të Pasurive të Paluajtshme një këndvështrim tjetër dukë u përqëndruar në Pronat Eksluzive dhe Luksoze me një historik mbylljesh transaksionesh më shuma të mëdha në një periudhë të shkurtër.

Në jemi një kompani me një qëllim shumë të qartë dhe misioni ynë është të JEMI MË TË MIRËT NË ATË GJË QË DIMË TË BËJMË MË MIRË.

Pse të bashkëpunosh me ne?

Ne vlerësojmë marrëdhënien me klientët dhe gjithmonë synojmë që të sjellim risi të reja në tregun e Pasurive të Paluajtshme. Puna jonë vazhdon edhe pas procesit të shitjes ose qira-së së pronave, jemi cdo moment me ju duke ju siguruar informacione të nevojshme rreth zonave të Tiranës dhe statistikave të ndryshme. Kompania jonë bashkëpunon me zyrat më të mira të avokatisë dhe noterisë kur bëhet fjalë për probleme ligjore me pronat, për të realizuar një proces shitje ose qiraje më të thjeshtë, të sigurt dhe të shpejtë.

Ne ju ndihmojmë në Kredimarrje duke ju dhënë tarifat më të mira, duke filluar nga 2.8 % për prona më vlera mbi 1 Milion Euro, me bankat tona Ekskluzive ne qytet.

Pjesa tjetër është në zgjedhjen tuaj, Ejani në zyrën tonë për te marrë shërbimin që keni kërkuar për një kohë të gjatë.

× How can I help you?