Themelues & Pronar I Exclusive Properties
Ardi Ymaj – Themelues & Pronar i Exclusive Properties. Ardi është Broker dhe Ndërmjetësues i Pronave të Exclusive Properties, përgjegjës për prestigjin e kompanisë dhe ekskluzivitetin e saj në treg. Ai njihet për negocimin e pronave më të shtrenjta, listimin e pronave më luksoze dhe mbylljen e këtyre transaksioneve në mënyrën më efikase të mundshme. Totali i listës së pronave ekskluzive që përfaqëson ka një vlerë më të lartë se 40 million Euro në tregun e pasurive të paluajtshme. Transaksionet e tij të mbyllura kalojnë vlerën e 3 milion Euro.
Përpara se të fillonte rrugën e suksesshme të Pasurive të Paluajtshme, Ardi ka punuar në botën e biznesit të restoranteve në SHBA dhe Belgjikë si Menaxher i Përgjithshëm, por gjithmonë ka qënë i përfshirë në botën e pasurive të paluajtshme duke menduar për investimet, negocimin, psikologjinë, filozofine e të punuarit me njerëz të ndryshëm.
Favourite Quote
“The only true wisdom is in knowing you know nothing “
Skill Set
- Negocimi
- Marreveshje
- Komunikimi
- Strategji Biznesi
- Saktësia
- Efikasiteti
- Psikologjia
- Pasuri të paluajtshme
Themeluese & Chief Technology Officer I Exclusive Properties
Favourite Quote
“Learning Never Exhausts the mind“
Skill Set
- Paltforma Marketing
- Sisteme Teknologjike
- Lead Pages
- Strategji Biznesi
- Komunikimi
- Planifikim Strategjik
- Email Marketing
- Sisteme Teknologjike
- Pasuri të Paluajtshme
Lorigela Beleshi – Themeluese & Chief Technology Officer I Exclusive Properties. Lorigela është përgjegjëse per mbikqyrjen dhe mbarëvajtjen e biznesit të kompanisë. Pas 3 viteve eksperience në tregun e Pasurive të Paluajtshme sëbashku me Ardin krijuan kompaninë me prona Ekskluzive dhe Luksoze. Lorigela ka mbaruar studimet per IT (Teknologji Informacioni) dhe ka punuar në disa punë, fillimisht në një kompani programimi pastaj është bërë pjesë e disa kompanive për pasuri të paluajtshme në Shqipëri si: Century 21(Mei Properties), Real Deal Properties dhe Mei Realty si Chief Technology Officer. Me eksperiencën e saj në strategji biznesi, platformat e marketing dhe sistemet teknologjike, drejton tregun e pasurive të paluajtshme dhe I jep një nivel tjetër zhvillimi kur bëhet fjalë për ndërthurjen e këtyre tre pikave kyce.