×

Apartamenti Sekret Ne Kullen Eiffel, Paris

A e dini se është një apartament sekret në Kullën Eifel, Paris?

Apartamenti u projektua nga Gustave Eiffel si një hapësirë private për veten e tij për të argëtuar mysafirë të shquar dhe për të kryer eksperimente shkencore. Apartamenti ishte më i ulëti nga një seri platformash që arrinin në pjesët më të larta të kullës, të cilat Eiffel i përdorte për eksperimente atmosferike dhe astronomike. Në përgjithësi përmendet si apartamenti sekret, por ishte mjaft i njohur për publikun që Eiffel kishte këtë hapësirë.

Pasi u mor vesh se Eiffel kishte një banesë private në majën e kullës, hapësira u be e kerkuar nga elita Francese. Eifel mori një mori oferta për të dhënë me qira hapësirën për shuma të mëdha parash, por ai i refuzoi të gjitha. Ai ftoi vetëm anëtarë të zgjedhur të komunitetit shkencor në hapësirë, më i shquari prej të cilëve ishte Thomas Edison, i cili i dhuroi Eifel-it një pajisje regjistrimi të zërit.

Thuhet se Eiffel ka vendosur apartamentin e tij privat direkt mbi pjesen e vëzhgimit publik. Është një përplasje interesante përdorimesh; në një nivel, ju keni një hapësirë të hapur për publikun, e cila u lejon individëve të përjetojnë emocionin e shikimit të qytetit nga lart. Direkt mbi këtë është një rezidencë private për një individ të vetëm i cili kufizoi aksesin për një grup të vogël mysafirësh të shquar nga komuniteti shkencor.

Apartamenti mbetet një kuriozitet intrigues në krye të ndërtesës më të lartë në botë,  që atëherë është restauruar dhe vizitorët në kuvertën e vëzhgimit mund ta shohin atë përmes një ndarësi xhami, të kompletuar me manekinet prej dylli të Eiffel-it, Edison-it dhe vajzës së Eifel-it.

× How can I help you?