×

Ndermjetesimi ne Pasuri te Paluajtshme

Ndermjetesimi  ne Pasuri te Paluajtshme eshte nje process I gjate, I mbushur me te papritura ne vorbullen e saj aq mahinitese por ne te njejten kohe aq e erret. Mentaliteti yt psiqik duhet te mbaje dhe te duroje sa me shume qe procesi te shkoj sa me qete. Nuk ka asgje me te keqe sesa te investosh kohen dhe energjine tende duke menduar se ajo marreveshje do jete shume e thjeshte dhe e shpejte. Zhgenjyese behet akoma me shume kur ne fund te procesit te deshtuar do kuptonit qe problemi qendronte ne fleksibilitetin qe ofruat, ne marredhenien qe krijuat, bleresi nuk do ngrihet ne oferten e tij dhe shitesi nuk levize ndaj vleres se tij. Ska gje me kaotike sesa tani, te duket sikur nuk ben dot gje, je thjesht I padobishem ne kete process. Kete moment une e quaj “ Rruge Pa Krye”. Ngecja ne kete rruge eshte e erret dhe kaotike, eshte aty ku marreveshjet e mundshme zhyten thelle drejt oqeanit. Agjentet mund te humbasin klient potenciale dhe klientet mund te humbasin shtepine e tyre te endrrave.

Por kjo rruge sdo te thote qe eshte pa dalje, ka nje zgjidhje dhe zgjidhja eshte praktika e gershetuar me eksperiencen e kalitur ne te tilla raste, qe e cojne drejt nje zhbllokimi. Te ndermjetesosh nuk ka te beje me detyrimin e njerzve te shohin gjerat ne menyren tuaj dhe te bejne gjithcka qe deshironi jut e beni. Bisedimi, perqendrimi dhe perceptimi situates te cojne drejt asaj qe klientet tuaj kerkojne. Jam perballur me shume ‘’ rruge pa krye ‘’ por gjithmone kam shikuar driten ne ate rruge pa krye, dhe asnjehere skam menduar qe jam une I padobishmi ne kete process por kam menduar qe une jam zgjidhja, une jam porta hyrese dhe mbyllese e ketij procesi, ( nje dite tjeter do shkruaj nje artikull ne lidhje me eksperiencat e mia personale te tipit “rruge pa krye”)

Asnjehere mos harroni qe jeni duke punuar me njerezit, ju nuk jeni duke punuar me apartamente dhe toka – ju jeni duke punuar me kompleksitetin njerezor. Jo gjithmone jane numrat ato qe e bejne ate te lumtur, shtyjini numrat menjane dhe perqendrohuni tek ai, krijesa me e vecante ne planet. Ai po vjen ne ate tryeze me pervoja, emocione, deshtime, paranoja dhe pritshmeri te ndryshme. Cfar I motivon ata? Cfar I shtyn ata drejt ketij akti?

 

Perballja e situates pa krye ndahet ne tre faza : Cmim dhe vetem cmimi, Presioni, Qendrueshmeria.

  • Cmimi dhe vetem Cmimi

Pak me pare ju thashe qe te shtyni numrat menjane dhe perqendrohuni tek ai, pse?

Sepse ne kete proces dikush do humbe dhe do fitoje, kjo eshte e padiskutueshme, ceshtja eshte a mundeni ta minimizoni ne vlerat me minimale kete humbje ose fitore?

Duhet kuptuar se cfar cmimi perfaqeson bleresi dhe shitesi, te dy palet kane problemet e tyre, kreditime te pashlyera, probleme biznesi dhe familjare, etj. Cmimi I caktuar per dy palet do jete ai cmim qe I perfaqeson ne kete proces, dhe kjo arrihet nga ty dhe jo nga ata.

  • Presioni

Askush nuk do te humbas ne kete process dhe kjo eshte e qarte. Presioni eshte ai qe do I sjelle me kembe ne toke, gama e gjere e informacioneve tuaja ndaj tregut dhe depertimi tyre ne koshiencen e tyre njerezore do ndikoje ne zhbollikim te mundshem, ky eshte kulmi ndermjetesimit, presioni mund dhe ta coj drejt nje katastrofe te mundshme kete process por mund dhe ta orientoje drejt nje marrveshjes se ofruar. Delikatesa ne kete proces eshte ne nivelin me te larte te mundshem. Bleresi duhet ta bleje sa me shpejt para se kerkersa te jete e larte dhe shitesi duhet sistematikisht ti rikujtohet situata aktuale e tregut, referencat e shitjes dhe drejtimi I paparashikueshem qe mund te marr tregu.

  • Qendrueshmeria

Ky eshte momenti bombardimit te statistikave te tregut ndaj shitesit, eshte kur I rikujtoni vazhdimisht situaten aktuale, leri informcionet ti zhyten thelle ne mendjen e tij. Rikujtojini pozitivitetet e kesaj marreveshje, bleresit duhet ti rikujtohet qe ky eshte investimi dhe zgjedhja e asaj qe ka kerkuar deri tani sikurse dhe anasjelltas.

Ndermjetesimi eshte nje proces I gjate, dhe I mbushur me situata nga me te ndryshmet, ndermjetesuesi duhet te jete nje pakete qe ofron likuiditet ne proces dhe jo nje derrase e kalbet.

Se shpejti do kuptoni qe kjo “ rruge pa krye “ eshte thjesht vetem nje pjese e kesaj negociate. Ndermjetesimi eshte nje art, eshte nje zanat qe jo cdo kush ka fatin ta mesoje, ta kontrolloje dhe ta perdore. Eshte qe mund ta urzurponi dhe ta parashikoni procesin, duke lene dhimbjen  dhe zhgenjimin e marreveshjeve te vdekura mbrapa jush pergjithmone.

 

Ardi Ymaj

× How can I help you?