×

5 Keshilla per te Blere nje Shtepi Luksoze

5 Keshilla per te Blere nje Shtepi Luksoze

Te blesh nje shtepi luksoze do te thote te kerkosh per “Creme De la Creme” te shtepive ne nje zone ekskluzive dhe elitare. Arkitektura mbreselenese, peisazh te bukur, hapesire te bollshme, orendite dhe pajisjet luksoze keto dhe shume te tjera e karakterizojne nje shtepi luksoze. Blerja e një shtëpie luksoze mund të sigurojë me të vërtetë një ambjent jetese të mrekullueshme në stil, për vitet në vazhdim por duhet te tregoheni te kujdesshem per zgjedhje qe do te beni dhe a eshte ajo e duhura. Me poshte po ju japim disa udhezime ose keshilla kur te vendosni per te blere nje shtepi luksoze.

1. Te bashkepunosh me Ndermjetesuesin e duhur me eksperience ne shitje te shtepijave luksoze.

Gjerat e para duhet te realizohen te parat: Te bashkepunoni me ndermjetesuesin e duhur. Agjenti i duhur jo vetëm që njeh pasuri të paluajtshme luksoze, por ai / ajo e njeh zonën dhe pronën në të cilën jeni të interesuar me mire se kushdo tjeter. Do te jete i gatshem qe te ju tregoje edhe pronat qe nuk jane te listuara ose te reklamuara per shkak te konfidencialitetit te klientit.Agjenti i duhur i pasurive të paluajtshme ka përvojë dhe ka treguar rezultate të mira në tregun e pasurive luksoze!
“Performanca e kaluar ka vërtet rëndësi!”
Bashkepunimi, konfidencialiteti, marredhenia me klientet jane ato qe e cilesojne nje agjent te duhur dhe te gjitha keto karakteristika duke ju sherbyer ne menyren e duhur kursejne kohen dhe parate per ju.
www.exclusiveproperties.al

2. Jini te qarte dhe dijeni se cfare deshironi perpara se te shikoni per shtepi.

Duhet te keni nje plan ne koken tuaj dhe nje ide se si e kerkoni shtepine. Shtepija duhet te jete nje pershtatje e mire per ju dhe familjen dhe kjo pershtatje te jete per nje kohe te gjate. Pyesni veten: Cila më siguron cilësinë e jetës që po kërkoj? Cila pronë do të jetë më e mira për familjen time dhe mua? Cila i përshtatet shijeve të mia dhe atyre të familjes time?

3. Nje foto vlen sa 1000 fjale.

Sado te bukura te jene fotot e website te nje prone do te ishte me mire qe pronen qe do ju pelqente ta ndjenit nga afer. Ideja me e mire do te ishte po te shkoni ne prone me shume se nje here dhe pse jo, ne periudha te ndryshme te dites. Gjithashtu sic e permendem me lart mos shikoni vetem pronat qe jane te listuara ne internet, disa kliente mbeten konfidencial dhe vetem agjentet e duhur i kane te listuara ato prona.

4. Inspektimi i shtepise.

Nese ju ka pelqyer njera nga shtepite qe ju jane prezatuar sigurisht qe ajo ka nevoje per inspektim nga nje specialist. Pronat luksoze diferencohen nga te tjerat per karakteristikat qe permendem me lart pra hapesira, arkitektura, mobiljet, pajisjet etj dhe per keto te fundit do te ishte mire te behej nje inspektim i mirembajtjes se tyre dhe gjendjes.
Por jo vetem keto por prona eshte mire te kontrollohet per mykun, muret, ambjentet e perbashketa etj.

5. Perpara se te bleni nje shtepi luksoze, mendoni edhe per vleren e rishitjes se asaj prone.

Edhe pse jeni ne nje faze qe duhet te mendoni vetem zgjidhjen e prones se duhur luksoze per shijet tuaja, mos harroni te mendoni edhe per te ardhmen. Mund te vije nje moment qe ju te konsideroni ta shisni ate prone dhe te bleni nje prone tjeter. Dizajn qe ju keni zgjedhur tani mundet qe ne te ardhmet te mos pelqehet nga bleresi qe do te vije per te blere kete prone dhe vlera monetare i ulet. Mos rrezikoni qe te bleni shtepine me te madhe dhe me te bukur ne zonen ku ju e kerkoni.
——-
Per nje Konsulence ne blerjen e Pronave Luksoze ju mirepresim ne zyren tone ose na kontaktoni ne nje prej menyrave te meposhtme:

🎯 Exclusive Clients, Elite Properties, Professional Service!
📲+355696023888
📩info@exclusiveproperties.al
🌎www.exclusiveproperties.al
📍Rr. Abdyl Frashëri, Hekla Center, Kati 12

 

 
× How can I help you?