Te blesh nje Penthouse??
Gjerat pozitive dhe negative te kesaj zgjedhje! đ§
Kur vjen koha per te blere nje apartament, Penthouse do te jete gjithmone nje zgjedhje shume e mire. I pozicionuar ne menyre perfekte ne katin e fundit te nje pallati shume katesh, shpesh vleresohet si meshirim i jetes bashkekohore dhe luksoze.
Imagjinoni te keni ne pronesine tuaj nje apartament qe ka nje pamje te mrekullueshme, qe ka shume dhoma, qe mund te keni pishine, nje dhome per lojra, palester etj.
Por ajo qe ne duam te tregojme eshte qe nese ju keni vendosur te blini nje apartament dhe keni nje shume te kosiderueshme te vecuar menjane, do te ishte me mire per te blere Penthouse apo te blini dy apartamente dhe njerin ta lini me qira (ta konsideroni si nje investim)?
Arsyet pozitive per te blere nje penthouse:
* Pamje spektakolare
Le ta pranojme, Blerja e nje penthouse ka te beje me pamjen qe te ofron gjate te gjithe dites. Nese ndertesa qe ndodhet penthouse eshte me e larta ne ate zone, do te perjetoni disa nga pamjet me te bukura ne qytet duke filluar nga perendimi i diellit, nje pasdite qetesuese, nje mengjes te fresket dhe te qarte.
* Jeni me te qete
Nese blini nje Penthouse sigurisht qe do te keni qetesine, vecueshmerine, intimitetit absolut dhe nje gjume me te mire te nates. Zhurmat e femijeve, te lehurat e qenve nuk do te degjohen. Madje ju mund te keni edhe ashensorin tuaj privat .
* Organizim me te mire
Penthouse ka nje organizim shume me te mire se apartamentet e tjera. Hapesirat jane me te medhaja, keni me shume dhoma, keni nje verande te madhe dhe shfrytezimi i ambjentit eshte me i mire.
*Mundesia e zgjerimit te shpise lart.
Nese pallati eshte me dokumentacion te rregullt pronesie, dhe ka nje leje zhvillimore nga bashkia, mundesia e ndertimit te nje kati siper ose shtimit te nje dhome eshte shume me e madhe se te kesh nje apartament normal.
Arsyet Negative per mos blere nje Penthouse
*Penthouse Premium
Ne momentin qe do bleni nje Penthouse duhet te merret parasysh qe ajo eshte si “Premium” qe do te thote, cmimin do e kete me te shtrenjte se nje apartament por gjithashtu do jete dhe me luxury.
*Levizshmeria
Le te mos shpresojme qe do te ndodhe dicka e tille, por ne raste urgjente te banosh ne Penthouse eshte pak e rrezikshme sepse do jete shume e veshtire dhe do humbesh kohe per te zbritur shkallet e emergjences, ose te marresh shkallet e pallatit ne momentin qe nuk punon ashensori.
* Me e ekspozuar ndaj motit
Duke qene se Penthouse ndodhet me lart se cdo apartament tjeter do te jete me i ekspozuar ndaj nxehtesise ose ndaj te ftohtit ne stine te caktuara te vitit. Gjithashtu Penthouse eshte me i ndjeshem ndaj rrjedhjeve te cative ose problemeve te tjera.
*Hapësirë në natyrë
Nëse planifikoni të keni bimë, lule në hapësirën e jashtme, është e rëndësishme të dini ndryshimin e temperaturave në varësi të niveleve te larta, kjo do te sillte shume veshtiresi ne rritjen e bimeve.
Pas leximit te pikave zgjedhja eshte ne doren tuaj. Penthouse eshte nje zgjedhje shume e mire per personat qe kerkojne luks, intimitet dhe qetesi ne jetesen e tyre.