×

Cfare do te thote te bashkepunosh me Ndermjetesuesin e duhur per te blere nje prone?

Cfare do te thote te bashkepunosh me Ndermjetesuesin e duhur per te blere nje prone? 

Deri ne momentin e daljes se certifikates ne emrin e bleresit, duket cdo gje e pamundur, ama kur procesi merr fund ulesh dhe mendon: Jam shume me fat qe kam bashkepunuar me nje ndermjetesues pronash: Jo vetem qe nuk jam stresuar ne gjetjen e prones, ne komunikimet me shitesin, proceduren e dokumentacionit, a po bej zgjedhjen e duhur Apo jo, Porrr jam ndjere si Mbret.

Procedurat Jane me te thjeshta nga sa ju mendoni, ndjenja e frikes do te jete ne nivelin me minimal dhe nuk do te ndihet fare.
Edhe pse Kohet e fundit ne Shqiperi Jane shtuar shume ndermjetesuesit e pronave, shitja dhe ndermjetesimi eshte nje aftesi e lindur dhe jo cdo ndermjetesues, ndermjeteson sic duhet nje prone.Bleresit akoma jane me ndjenjen e frikes, si nga ndermjetesuesit ashtu edhe nga institucionet shteterore dhe nuk e kuptojne akoma qe ndermjetesuesi I duhur eshte ai qe te jep me shume siguri dhe tregon profesionalitet!

Te jesh professional ne ndermjetesim do te thote:

  • Eshte ai/ajo qe te gjen pronen sipas kerkesave te tua.
  • Eshte ai/ajo qe nuk nxiton pas mbylljes se nje kontrate, por pret per pronen e duhur dhe zgjedhjen e duhur.
  • Eshte ai/ajo qe lehteson procedurat e zgjedhjes.
  • Eshte ai/ajo qe komunikon ne menyre profesionale dhe serioze.
  • Eshte ai/ajo qe arrin deal me te mire te negocimit.
  • Eshte ai/ ajo qe ndjek cdo proces te punes deri ne momentin e daljes te dokumentacionit ne emrin e bleresit.
  • Eshte ai/ajo qe gjendet gjithmone aty kur ju keni nevoje per informacion rreth prones.

Mos nxitoni ne procesin e mbylljes se nje kontrate: Bashkepunoni me ndermjetesuesit e duhur, professional, qe te merrni sherbimin e pakrahasueshem❗️

 

× How can I help you?