Nuk eshte Vetem Nje Arsye….
Per cdo person blerja e nje apartamenti eshte nje nga investimet me te medha qe mund te beje ne jete. Investimi ka nje angazhim jo pak te vogel sepse do te merret parasysh nese do te merret kredi per apartamentin dhe ky i fundit do te behet i juaji vetem ne momentin qe do te shlyeni kredine, faze e cila mund te zgjase deri ne 30 vjet.
Kjo eshte dhe arsyeja kryesore se perse duhet te jeni i vendosur dhe me planifikim per te marre nje vendim te tille.
Nje nga gjerat primare dhe kyce qe bleresi duhet te vendose eshte ” Koha kur Do Te Bleje Apartamentin”.
Kemi disa periudha qe mund te mendohet blerja e apartamentit: kalkulimi per kohen me te duhur te tregut te pasurive te pauajtshme, te bleje kur interesat per kredimarrje jane me te uleta, blerja ne periudha te ndryshme te vitit ku mund te merren oferta shume te mira dhe te jemi te favorshem ndaj zgjedhjeve.
Nese akoma nuk jeni i sigurt kur eshte koha me e mire per ju per te blere nje prone ne po ju japim disa analiza profesionale:
- Krahasoni shitjet historike te apartamenteve: Nese cmimet e tyre jane me te larta, tregu eshte dukshem ne nje Flluske. Zgjidhja me e duhur per kete eshte komunikimi me nje kompani serioze dhe profesionale per Pasuri te Paluajtshme
- Koha per te shitur apartamente: Nese shikoni qe apartamentet nuk po shiten per nje periudhe te gjate do te thote qe eshte Tregu i Bleresve, nese apartamentet shiten ne nje periudhe te shkurter atehere eshte tregu i shitesve. Por per te marre nje pergjigje te sakte perseri eshte e duhura te komunikoni me nje kompani per Pasuri te Paluajtshme.
- Ndertimet e Reja: Nese po behen vazhdimisht ndertime dhe po shiten shume apartamente do te thote qe tregu eshte ne levizje dhe ka kerkese. Nese ndertimet jane stopuar do te thote qe cmimet jane te larta dhe nuk ka kerkese per berje.
- Periudha e vitit: Koha me e mire per te blere nje apartament varet nga ajo cfare ti po kerkon, mund te marresh Deal me te mire ne periudhen e dimrit por mund te besh nje selektim dhe zgjedhje me te mire ne Pranvere dhe Vere!
Sado analiza te tregut dhe rrethanave te bejme, Ne mund te themi qe Koha me e mire per te Blere nje Apartament eshte kur ti te jesh i gatshem si nga ana emocionale ashtu edhe nga ana financiare, dhe te gjitha rrethanat e jetes jane te pershatshme ndaj ketij veprimi. Pritja per Deal me te mire mund te ndihmoje ne anen financiare por smund te na ofroje garanci ne kushtet dhe levizjen ne tregun e pasurive te paluajtshme.