Ardi Ymaj Co-Founder i Exclusive Properties jep mendimin e tij duke u bazuar ne eksperiencen ne fushen e Pasurive te Paluajtshme!
Te shesesh pronen apo ta japesh me qira? Kjo eshte dilema qe has pothuajse cdo dite ne punen time.
Ne nje ane nuk I fajesoj, perkundrazi I pergezoj qe marrin kurajon te mendojne ndryshe dhe te shohin perpara por ne anen tjeter problemi qendron ne faktin e mos njohjes se tregut momentalisht dhe si pasoje kjo I shtyn te bejne zgjedhjen e gabuar. Shitjen dhe Qirane nuk I ndaj dot nga njera tjetra, sepse nuk funksionojne dot pa njera tjetren.
Shitja eshte nje kapital kurse qiraja eshte nje produkt financiar i kapitalit. Ne perditshmerine time has nje grup klientesh qe jane totalisht kunder shitjes, as nuk e cojne ndermend shitjen e prones. Kryesisht keta kliente e kane te veshtire te mendojne pertej qirase, te ngritjes se kapitalit qiradhenes duke e shitur ate qe kane per dicka me te mire dhe me produktive. Kjo vjen si pasoje e asaj qe thash me siper, mosnjohja e tregut te pasurive te paluajtshme dhe frika ndaj ndonje deshtimi te mundshem.
Ka dhe dicka tjeter shume interesante, disa kliente qe I leshojne pronat me qira, jane shume te lidhur emotivisht me pronen. Ky emocion I tyre eshte I nderlidhur me momente e para sesi e kan perfituar ate prone. Kryesisht me flasin se kush ka qene qiraxhiu I pare dhe sa mbresa I ka lene ai ne menyren e perkujdesjes se prones dhe kjo gje I ben dhe me te ashper ndaj tregut qiramarres duke u munduar per te gjetur nje qiramarres te afert me ate me siper. Tjetra qe eshte me shume e hasur ne treg, eshte kur bejne krahasimin e qirase se atehershme me te sotmen, pa llogaritur amortizimin e prones, dhe per pasoje prona rri ne treg shume gjate. Keto jane karakteristika femijenore ndaj nje pasurie te tyre, e trajtojne si dicka shume te afert per ta, dicka qe mban kujtime dhe kalvare te shumta ne procesin historik te saj. Por harrojne dicka, shitja ne vetvete eshte ne funksion te qirase, nese ti do shesesh argumenti yt me bindes eshte produkti financiar qe nxjerr dhe nepermjet kesaj ti mund te vendosesh nje cmim prone.
Une gjithmone synoj ti shtyj klientet drejt shitjes per nje arsye shume te thjeshte, shitja perkon me evolimin, qe vjen nje momentin kur e “reja” duhet te zevendesoje te “vjetren”, cdo gje ka nje cmim por problemi qendron qe kur dhe si do e kete ajo cmimin ne ate moment te caktuar.
Sot po ndertohen ndertime te reja, qiramarresit dhe bleresit po vijne me pretendime te reja dhe keto pretendime gradualisht po I amortizojne pronat e vjetra. Nje bleres sot kerkon ngrohje qendrore, apo izolim termik nga jashte, kerkon shkalle emergjence sikurse edhe post parkimi ne nje vend qe ashensori eshte I mundshem te shkoje. Edhe nje qiramarres sot vlerson me shume jeten sociale ne ate pallat dhe sigurine qe ka sesa vendodhjen qe mund te kete. Kapitali ngrihet nepermjet shitjes blerjes se nje prone, duhet te shesesh dicka qe te blesh dicka me te mire me nje qira me te mire, sistemi bankar sot eshte nje nder shtyllat kryesore te nje blerjeje mbi buxhetin e shitjes se nje prone te vjeter qe dispononi.
Duhet te shesesh qe qiraja te kthehet ne produkt financiar te suksesshem dhe mos e le qirane te zhvleftesoje shitjen e prones.
——————————————-
Per nje Konsulence falas per pronat mos hezitoni te na kontaktoni:
🎯 WE SEE, WE VALUE, WE SELL YOUR PROPERTY!
Shkruar nga Ardi Ymaj