×

Rikthimi ne Normalitet – Covid-19

Jemi deshmitare te ketij momenti kritik ne jeten tone te perditshme, ky armik i panjohur na beri koshient se sa te vegjel jemi para cdo arritjeje qe mund te krenohemi ne jetet tona. Kjo eshte nje prove per korporatat e medha, bizneset, sistemet dhe njerezit per te kuptuar qe sa me shume te perplasesh me token aq me shume duhet te ringrihesh. Jeta eshte e paparashikueshme dhe kjo e ben ate akoma me te bukur, me terheqese, me misterioze dhe me unike. Ky eshte momenti i duhur per cdo person qe mos te hezitoje persa i perket arritjes se endrrave te tyre, investimeve te tyre, hapave te suksesshem te tyre dhe cdo gje tjeter qe mund ta kete mbajtur peng deri tani.

Pasuria e Paluajtshme ne kete moment eshte pasqyra e vertete per te kuptuar nese armiku yne i padukshem po lind nje krize ne treg. Por kjo krize ndodh nese ju vete e lejoni depertimin e ketij fenomeni ne shoqerite tona. Nisja e vitit 2020 erdhi me vajtim nga “Nentori 2019” me nje fatkeqesi natyrore qe goditi vendin tone dhe sefundmi po goditemi me deme social-ekonomik-financiare ne vendin tone si pasoje e ketij armiku te panjohur qe nuk eshte asgje tjeter vecse nje shtyse drejt kurajos, guximit dhe vendosjes per te ecur perpara.

Pallatet ne ndertim jane te paret qe do te ndjejne nje indiferentizem nga bleresit e mundshem. Investimet e huaja po ashtu jane ne nje ngerc si pasoje e masave te marra te shtetit tone muajin e fundit sikurse nuk perjashtohet dhe fakti i krizes social-ekonomike ne vendin e tyre. Investitoret vendas mund te fokusohen tek pronat qe po hasin veshtiresi ne shlyerje kredish si pasoje e renies se fuqise qiramarrese ndaj tregut, si rrjedhoje pronat mund te kerkojne shpetime te tipit “okazion”!

Bankat ndoshta kete periudhe kane hasur fluks pune por jo ai fluks qe do te deshironin te kishin-> ” Te japin qe te marrin”. Sektori i kredise mund te kete renie per dy arsye te thjeshta:

1. Pasoja e riskut, mosshlyerja e kredise si pasoje e krizes ekonomike qe kaploi vendin dhe coi ne mbyllje te tregut per afro 40 dite.

2. Njerzit te cilet duan qe te qetesohet situata dhe pastaj te kryejne investime te tjera.

Qiramarrja dhe Qiradhenia

Kriza ka qene per te dyja kategorite e njejte, Qiradhenia nuk ka pasur qarkullim dhe ka cuar ne mosshlyerje qiraje, nderkohe qiramarrja nuk ka pasur likuiditet ne fushen e saj investuese.

Durimi dhe Fokusi jane armiqte e perbetuar te krizave qe kane hasur jo vetem vendit tone por te gjithe globin dhe vetem keto dyja mund te na qartesojne realitetin e turbullt qe ndodhemi momentalisht!

Ready, Set, Go !

Nga ARDI YMAJ

× How can I help you?