×

Investimi ne Pasuri te Paluajtshme

 

Investimi ne Pasuri te Paluajtshme? Disa Prej Gabimeve Qe Bejne Investitoret:

Investimi ne Real Estate eshte Sa fitimprures aq edhe i rrezikshem. Per te invesuar ne menyren e duhur duhet te analizohen disa praktika te tregut. Shpejtesia dhe okazionet jane ato qe ndonjehere i penalizojne investitoret.

Me poshte kemi shkruar disa prej gabimeve kryesore qe investitoret bejne kur investojne ne blerjen e pronave te ndryshme.

  1. Zgjedhja e agjentit te gabuar!

Nese kerkoni te investoni ne prona luksoze dhe te medha duhet te bashkepunoni me ndermjetesuesin qe ka eksperience dhe njohuri ne kete treg te specifikuar te pronave. Nese po kerkoni per te investuar ne apartamente te vogla, duhet te bashkepunoni me ndermjetesuesin me eksperience dhe njohuri ne ate fushe te pasurive te paluajtshme.

Ne shume raste ndodh e kunderta, investitoret bashkepunojne me ndermjetesues qe kane eksperienca dhe njohuri te ndryshme nga ajo cfare kerkohet dhe ne te tilla raste investimi konsiderohet me rrezik dhe jo fitimprures.

 

  1. Nuk behet strategjia dhe analizimi i duhur ne ate cfare deshironi te investoni!

Ndonjehere investitori nuk eshte i qarte per te kategorizuar veten: Deshiron te investoje per nje periudhe afatgjate? Apo deshiron te investoje per nje periudhe afatshkurter?Nese kerkoni te bleni nje prone qe fitim e merrni me ane te qirase gjate viteve, atehere investoni duke blere prone per investim afatgjate. Nese kerkoni nje prone qe fitimin e merrni per nje periudhe te shkurter, investimi me i mire eshte blerja e prones me nje cmim shume te mire dhe rregullimi i asaj prone per ta shitur ne nje periudhe te shkurter me nje cmim me te larte.

 

  1. Nuk mendojne gjate per ate qe po investojne!

Ne te shumten e rasteve investitoret kur shikojne nje prone me cmim okazion e marrin direkt pa menduar per pasojat dhe pa e studiuar me kujdes ate si prone. Por ajo prone mund te kete probleme me dhenien me qira, probleme me cmimin e zones dhe kushedi sa e sa probleme te tjera mund te hasen gjate rruges.

 

  1. Mbi-investim ne prone!

Disa investitore pasi blejne nje prone, kryesisht apartamente mundohen qe ta mobilojne ne menyre luksoze dhe me mobilje te shtrenjta. Kete e bejne vetem per nje fakt: Nese mobiljet jane te shtrenja do mendohet qe edhe qiraja e apartamentit do te jete e larte. Ama si mundet nje qira apartamenti te jete e larte ne nje zone kur cmimet e qirase jane te uleta?Kjo do te bente qe prona e blere dhe e mobiluar me mobilje te shtrenjta nuk do te jepej me qirane e duhur. Sigurisht do te kosiderohej si nje investim i humbur.

 

  1. Tentojne qe te realizojne analizimin dhe procesin e investimit te prones vetem!

Shume here investitoret mundohen qe te realizojne te gjithe procesin e investimit te prones vete. Duke filluar nga zgjedhja e prones, invesitimin afatshkurter ose afatgjate, kredimarrjen etj etj.

Kjo gje nga eksperienca jone ne pasuri te paluajtshme eshte e veshtire te realizohet i vetem. Mund te realizohet por investimi do te jete i padobishem sepse kush me mire se nje ndermjetesues me eksperince ne ate treg e njeh pronen, zonen, cmimet?

Keshilla jone eshte qe te bashkepunoni me nje grup te caktuar ku te perfshijne: Ndermjetesuesin, arkitektin, perfaqesues banke, ekspert ligjor.

Nese i kerkoni te gjitha keto sherbimet mund ti gjeni shume lehte ne Exclusive Properties.

📞+355696023888

📩info@exclusiveproeprties.al

📍Rr. Abdyl Frasheri, Hekla Center, Kati 12

🎯 We See, We Value, We Sell Your Property!

 

× How can I help you?