Jemi deshmitare te ketij momenti kritik ne jeten tone te perditshme, ky armik i panjohur na beri koshient se sa te vegjel jemi para cdo arritjeje qe mund te krenohemi ne jetet tona. Kjo eshte nje prove per korporatat e medha, bizneset, sistemet dhe njerezit per te kuptuar qe sa me shume te perplasesh me token aq me shume duhet te ringrihesh. Jeta eshte e paparashikueshme dhe kjo e ben ate akoma me te bukur, me terheqese, me misterioze dhe me unike. Ky eshte momenti i duhur per cdo person qe mos te hezitoje persa i perket arritjes se endrrave te tyre, investimeve te tyre, hapave te suksesshem te tyre dhe cdo gje tjeter qe mund ta kete mbajtur peng deri tani.
Pasuria e Paluajtshme ne kete moment eshte pasqyra e vertete per te kuptuar nese armiku yne i padukshem po lind nje krize ne treg. Por kjo krize ndodh nese ju vete e lejoni depertimin e ketij fenomeni ne shoqerite tona. Nisja e vitit 2020 erdhi me vajtim nga “Nentori 2019” me nje fatkeqesi natyrore qe goditi vendin tone dhe sefundmi po goditemi me deme social-ekonomik-financiare ne vendin tone si pasoje e ketij armiku te panjohur qe nuk eshte asgje tjeter vecse nje shtyse drejt kurajos, guximit dhe vendosjes per te ecur perpara.
Pallatet ne ndertim jane te paret qe do te ndjejne nje indiferentizem nga bleresit e mundshem. Investimet e huaja po ashtu jane ne nje ngerc si pasoje e masave te marra te shtetit tone muajin e fundit sikurse nuk perjashtohet dhe fakti i krizes social-ekonomike ne vendin e tyre. Investitoret vendas mund te fokusohen tek pronat qe po hasin veshtiresi ne shlyerje kredish si pasoje e renies se fuqise qiramarrese ndaj tregut, si rrjedhoje pronat mund te kerkojne shpetime te tipit “okazion”!
Bankat ndoshta kete periudhe kane hasur fluks pune por jo ai fluks qe do te deshironin te kishin-> ” Te japin qe te marrin”. Sektori i kredise mund te kete renie per dy arsye te thjeshta:
1. Pasoja e riskut, mosshlyerja e kredise si pasoje e krizes ekonomike qe kaploi vendin dhe coi ne mbyllje te tregut per afro 40 dite.
2. Njerzit te cilet duan qe te qetesohet situata dhe pastaj te kryejne investime te tjera.
Qiramarrja dhe Qiradhenia
Kriza ka qene per te dyja kategorite e njejte, Qiradhenia nuk ka pasur qarkullim dhe ka cuar ne mosshlyerje qiraje, nderkohe qiramarrja nuk ka pasur likuiditet ne fushen e saj investuese.
Durimi dhe Fokusi jane armiqte e perbetuar te krizave qe kane hasur jo vetem vendit tone por te gjithe globin dhe vetem keto dyja mund te na qartesojne realitetin e turbullt qe ndodhemi momentalisht!
Ready, Set, Go !
Nga ARDI YMAJ
Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos, i cili ka grumbulluar një koleksion të gjerë shtëpish në të gjithë vendin, ka shtuar një pronë tjetër në portofolin e tij të pasurive të patundshme. Njeriu më i pasur në botë, me vlerë 131 miliardë dollarë, raportohet se ka paguar 165 milion dollarë për pasurinë Beverly Hills të magjistarit mediatik David Geffen, duke vendosur një rekord të ri për shitje te nje prone në zonën e Los Angeles, sipas Wall Street Journal. Rekordi i mëparshëm u vendos në fund të vitit të kaluar kur ekzekutivi i mediave Lachlan Murdoch, djali i Rupert Murdoch, pagoi 150 milion dollarë për pasuritë e Bel-Air të përdorura si vendbanimi Clampett në shfaqjen televizive The Beverly Hillbillies. Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, raportohet se kishin qenë duke vizituar pallatet prestigjioze në Beverly Hills dhe Bel Air, të cilat janë ndër zonat më prestigjioze të Los Angeles. Realtor.com raporton se perandoria e pasurive të patundshme Bezos është tashmë mjaft e gjërë, me disa condos me pamje nga Madison Square Park në New York City, një pronë gati 30,000 hektarë në Medina, Washington, një fermë masive në perëndim të Teksasit dhe dy prona në Uashington.
9 hektarë në Beverly Hills, pasuria legjendare është e njohur edhe si Jack Warner Estate. Ajo eshtë krijuar në vitet 1930 për Jack Warner, ish presidenti i ndjerë i gjigantit argëtues Warner Bros. Ne vitin 1990 kjo prone ka qene me vlere 47.5 million dollar Cmimet e pronave po vazhdojne te rriten ne Los Angeles qe konsiderohet si zona me e shtrenjte ne USA. Prona e blere nga Jeff Bezos thuhet qe eshte blere pa nje ndermjetesues pronash.
Artikulli nga Forbes
5 Keshilla per te Blere nje Shtepi Luksoze
Te blesh nje shtepi luksoze do te thote te kerkosh per “Creme De la Creme” te shtepive ne nje zone ekskluzive dhe elitare. Arkitektura mbreselenese, peisazh te bukur, hapesire te bollshme, orendite dhe pajisjet luksoze keto dhe shume te tjera e karakterizojne nje shtepi luksoze. Blerja e një shtëpie luksoze mund të sigurojë me të vërtetë një ambjent jetese të mrekullueshme në stil, për vitet në vazhdim por duhet te tregoheni te kujdesshem per zgjedhje qe do te beni dhe a eshte ajo e duhura. Me poshte po ju japim disa udhezime ose keshilla kur te vendosni per te blere nje shtepi luksoze.
1. Te bashkepunosh me Ndermjetesuesin e duhur me eksperience ne shitje te shtepijave luksoze.
Gjerat e para duhet te realizohen te parat: Te bashkepunoni me ndermjetesuesin e duhur. Agjenti i duhur jo vetëm që njeh pasuri të paluajtshme luksoze, por ai / ajo e njeh zonën dhe pronën në të cilën jeni të interesuar me mire se kushdo tjeter. Do te jete i gatshem qe te ju tregoje edhe pronat qe nuk jane te listuara ose te reklamuara per shkak te konfidencialitetit te klientit.Agjenti i duhur i pasurive të paluajtshme ka përvojë dhe ka treguar rezultate të mira në tregun e pasurive luksoze!
“Performanca e kaluar ka vërtet rëndësi!”
Bashkepunimi, konfidencialiteti, marredhenia me klientet jane ato qe e cilesojne nje agjent te duhur dhe te gjitha keto karakteristika duke ju sherbyer ne menyren e duhur kursejne kohen dhe parate per ju.
www.exclusiveproperties.al
2. Jini te qarte dhe dijeni se cfare deshironi perpara se te shikoni per shtepi.
Duhet te keni nje plan ne koken tuaj dhe nje ide se si e kerkoni shtepine. Shtepija duhet te jete nje pershtatje e mire per ju dhe familjen dhe kjo pershtatje te jete per nje kohe te gjate. Pyesni veten: Cila më siguron cilësinë e jetës që po kërkoj? Cila pronë do të jetë më e mira për familjen time dhe mua? Cila i përshtatet shijeve të mia dhe atyre të familjes time?
3. Nje foto vlen sa 1000 fjale.
Sado te bukura te jene fotot e website te nje prone do te ishte me mire qe pronen qe do ju pelqente ta ndjenit nga afer. Ideja me e mire do te ishte po te shkoni ne prone me shume se nje here dhe pse jo, ne periudha te ndryshme te dites. Gjithashtu sic e permendem me lart mos shikoni vetem pronat qe jane te listuara ne internet, disa kliente mbeten konfidencial dhe vetem agjentet e duhur i kane te listuara ato prona.
4. Inspektimi i shtepise.
Nese ju ka pelqyer njera nga shtepite qe ju jane prezatuar sigurisht qe ajo ka nevoje per inspektim nga nje specialist. Pronat luksoze diferencohen nga te tjerat per karakteristikat qe permendem me lart pra hapesira, arkitektura, mobiljet, pajisjet etj dhe per keto te fundit do te ishte mire te behej nje inspektim i mirembajtjes se tyre dhe gjendjes.
Por jo vetem keto por prona eshte mire te kontrollohet per mykun, muret, ambjentet e perbashketa etj.
5. Perpara se te bleni nje shtepi luksoze, mendoni edhe per vleren e rishitjes se asaj prone.
Edhe pse jeni ne nje faze qe duhet te mendoni vetem zgjidhjen e prones se duhur luksoze per shijet tuaja, mos harroni te mendoni edhe per te ardhmen. Mund te vije nje moment qe ju te konsideroni ta shisni ate prone dhe te bleni nje prone tjeter. Dizajn qe ju keni zgjedhur tani mundet qe ne te ardhmet te mos pelqehet nga bleresi qe do te vije per te blere kete prone dhe vlera monetare i ulet. Mos rrezikoni qe te bleni shtepine me te madhe dhe me te bukur ne zonen ku ju e kerkoni.
——-
Per nje Konsulence ne blerjen e Pronave Luksoze ju mirepresim ne zyren tone ose na kontaktoni ne nje prej menyrave te meposhtme:
🎯 Exclusive Clients, Elite Properties, Professional Service!
📲+355696023888
📩info@exclusiveproperties.al
🌎www.exclusiveproperties.al
📍Rr. Abdyl Frashëri, Hekla Center, Kati 12
Krishtlindjet po vijne, edhe 20 dite!. Ketu do te gjeni disa ide shume te bukura se si te zbukuroni ambjentin e shtepise.
Ardi Ymaj Co-Founder i Exclusive Properties jep mendimin e tij duke u bazuar ne eksperiencen ne fushen e Pasurive te Paluajtshme!
Te shesesh pronen apo ta japesh me qira? Kjo eshte dilema qe has pothuajse cdo dite ne punen time.
Ne nje ane nuk I fajesoj, perkundrazi I pergezoj qe marrin kurajon te mendojne ndryshe dhe te shohin perpara por ne anen tjeter problemi qendron ne faktin e mos njohjes se tregut momentalisht dhe si pasoje kjo I shtyn te bejne zgjedhjen e gabuar. Shitjen dhe Qirane nuk I ndaj dot nga njera tjetra, sepse nuk funksionojne dot pa njera tjetren.
Shitja eshte nje kapital kurse qiraja eshte nje produkt financiar i kapitalit. Ne perditshmerine time has nje grup klientesh qe jane totalisht kunder shitjes, as nuk e cojne ndermend shitjen e prones. Kryesisht keta kliente e kane te veshtire te mendojne pertej qirase, te ngritjes se kapitalit qiradhenes duke e shitur ate qe kane per dicka me te mire dhe me produktive. Kjo vjen si pasoje e asaj qe thash me siper, mosnjohja e tregut te pasurive te paluajtshme dhe frika ndaj ndonje deshtimi te mundshem.
Ka dhe dicka tjeter shume interesante, disa kliente qe I leshojne pronat me qira, jane shume te lidhur emotivisht me pronen. Ky emocion I tyre eshte I nderlidhur me momente e para sesi e kan perfituar ate prone. Kryesisht me flasin se kush ka qene qiraxhiu I pare dhe sa mbresa I ka lene ai ne menyren e perkujdesjes se prones dhe kjo gje I ben dhe me te ashper ndaj tregut qiramarres duke u munduar per te gjetur nje qiramarres te afert me ate me siper. Tjetra qe eshte me shume e hasur ne treg, eshte kur bejne krahasimin e qirase se atehershme me te sotmen, pa llogaritur amortizimin e prones, dhe per pasoje prona rri ne treg shume gjate. Keto jane karakteristika femijenore ndaj nje pasurie te tyre, e trajtojne si dicka shume te afert per ta, dicka qe mban kujtime dhe kalvare te shumta ne procesin historik te saj. Por harrojne dicka, shitja ne vetvete eshte ne funksion te qirase, nese ti do shesesh argumenti yt me bindes eshte produkti financiar qe nxjerr dhe nepermjet kesaj ti mund te vendosesh nje cmim prone.
Une gjithmone synoj ti shtyj klientet drejt shitjes per nje arsye shume te thjeshte, shitja perkon me evolimin, qe vjen nje momentin kur e “reja” duhet te zevendesoje te “vjetren”, cdo gje ka nje cmim por problemi qendron qe kur dhe si do e kete ajo cmimin ne ate moment te caktuar.
Sot po ndertohen ndertime te reja, qiramarresit dhe bleresit po vijne me pretendime te reja dhe keto pretendime gradualisht po I amortizojne pronat e vjetra. Nje bleres sot kerkon ngrohje qendrore, apo izolim termik nga jashte, kerkon shkalle emergjence sikurse edhe post parkimi ne nje vend qe ashensori eshte I mundshem te shkoje. Edhe nje qiramarres sot vlerson me shume jeten sociale ne ate pallat dhe sigurine qe ka sesa vendodhjen qe mund te kete. Kapitali ngrihet nepermjet shitjes blerjes se nje prone, duhet te shesesh dicka qe te blesh dicka me te mire me nje qira me te mire, sistemi bankar sot eshte nje nder shtyllat kryesore te nje blerjeje mbi buxhetin e shitjes se nje prone te vjeter qe dispononi.
Duhet te shesesh qe qiraja te kthehet ne produkt financiar te suksesshem dhe mos e le qirane te zhvleftesoje shitjen e prones.
——————————————-
Per nje Konsulence falas per pronat mos hezitoni te na kontaktoni:
🎯 WE SEE, WE VALUE, WE SELL YOUR PROPERTY!
Shkruar nga Ardi Ymaj
Te blesh nje Penthouse??
Gjerat pozitive dhe negative te kesaj zgjedhje! 🧐
Kur vjen koha per te blere nje apartament, Penthouse do te jete gjithmone nje zgjedhje shume e mire. I pozicionuar ne menyre perfekte ne katin e fundit te nje pallati shume katesh, shpesh vleresohet si meshirim i jetes bashkekohore dhe luksoze.
Imagjinoni te keni ne pronesine tuaj nje apartament qe ka nje pamje te mrekullueshme, qe ka shume dhoma, qe mund te keni pishine, nje dhome per lojra, palester etj.
Por ajo qe ne duam te tregojme eshte qe nese ju keni vendosur te blini nje apartament dhe keni nje shume te kosiderueshme te vecuar menjane, do te ishte me mire per te blere Penthouse apo te blini dy apartamente dhe njerin ta lini me qira (ta konsideroni si nje investim)?
Arsyet pozitive per te blere nje penthouse:
* Pamje spektakolare
Le ta pranojme, Blerja e nje penthouse ka te beje me pamjen qe te ofron gjate te gjithe dites. Nese ndertesa qe ndodhet penthouse eshte me e larta ne ate zone, do te perjetoni disa nga pamjet me te bukura ne qytet duke filluar nga perendimi i diellit, nje pasdite qetesuese, nje mengjes te fresket dhe te qarte.
* Jeni me te qete
Nese blini nje Penthouse sigurisht qe do te keni qetesine, vecueshmerine, intimitetit absolut dhe nje gjume me te mire te nates. Zhurmat e femijeve, te lehurat e qenve nuk do te degjohen. Madje ju mund te keni edhe ashensorin tuaj privat .
* Organizim me te mire
Penthouse ka nje organizim shume me te mire se apartamentet e tjera. Hapesirat jane me te medhaja, keni me shume dhoma, keni nje verande te madhe dhe shfrytezimi i ambjentit eshte me i mire.
*Mundesia e zgjerimit te shpise lart.
Nese pallati eshte me dokumentacion te rregullt pronesie, dhe ka nje leje zhvillimore nga bashkia, mundesia e ndertimit te nje kati siper ose shtimit te nje dhome eshte shume me e madhe se te kesh nje apartament normal.
Arsyet Negative per mos blere nje Penthouse
*Penthouse Premium
Ne momentin qe do bleni nje Penthouse duhet te merret parasysh qe ajo eshte si “Premium” qe do te thote, cmimin do e kete me te shtrenjte se nje apartament por gjithashtu do jete dhe me luxury.
*Levizshmeria
Le te mos shpresojme qe do te ndodhe dicka e tille, por ne raste urgjente te banosh ne Penthouse eshte pak e rrezikshme sepse do jete shume e veshtire dhe do humbesh kohe per te zbritur shkallet e emergjences, ose te marresh shkallet e pallatit ne momentin qe nuk punon ashensori.
* Me e ekspozuar ndaj motit
Duke qene se Penthouse ndodhet me lart se cdo apartament tjeter do te jete me i ekspozuar ndaj nxehtesise ose ndaj te ftohtit ne stine te caktuara te vitit. Gjithashtu Penthouse eshte me i ndjeshem ndaj rrjedhjeve te cative ose problemeve te tjera.
*Hapësirë në natyrë
Nëse planifikoni të keni bimë, lule në hapësirën e jashtme, është e rëndësishme të dini ndryshimin e temperaturave në varësi të niveleve te larta, kjo do te sillte shume veshtiresi ne rritjen e bimeve.
Pas leximit te pikave zgjedhja eshte ne doren tuaj. Penthouse eshte nje zgjedhje shume e mire per personat qe kerkojne luks, intimitet dhe qetesi ne jetesen e tyre.
Te blesh apartament ne pallat te ri apo te blesh ne pallat ekzistues? 🤔
Vendimi per te blere nje apartament sigurisht qe do kohe per tu menduar. Duhet zgjedhur zona, pallati, organizimi, orientimi, mobilimi, buxheti etj. Njerezit jane te prirur qe per vendimin e tyre duhet te marrin edhe mendimin e te tjereve. Per kete gje ju vijme ne ne ndihme.
Te blesh apartament ne nje pallat Ekzistues ka vetem nje te mire, qe nuk ka m2 te perbashketa dhe ti do te blesh vetem metrat e shenuara ne certifikate. Ti nuk do te paguash asnje lek me teper ndaj siperfaqeve te perbashketa. Ama eshte nje lodhje e madhe nese do te kesh apartamentin ne katin e 4-rt. Kete gje do e kuptosh pas nje dite te lodhshme pune kur te shkosh Tek pallati dhe do mendosh qe ke per te ngjitur 4 kate me shkalle, do te jete lodhja 4 fish. Sado te mundohesh ta rikostukturosh, te vendosesh mobilim te ri, pllaka te reja, pallati perseri do te jete pa ashensor dhe nuk do te ndjesh luksin qe ndjen kur je ne nje pallat te ri.
Pallatet e reja e bejne jeten me te thjeshte. Pavaresisht qe njerezit jane pak skeptik tek pjesa e siperfaqes se perbashket kjo eshte nje gje shume e vogel ne krahasim me te mirat qe ofron nje pallat i ri. Pavaresisht faktit qe duhet te dish dhe te vendosesh per zonen se ku do te merrni apartamentin, pothuajse te gjitha pallatet e reja te ofrojne ashensor, pllaka te reja, tualete te koheve moderne, muret jane ne cilesi te larte, hapesira publike perpara pallatit dhe shume e shume fasilitete te tjera.
Tirana po kthehet ne nje oaz pallatesh te reja, mos hezitoni te kontaktoni nje ndermjetesues pronash per te ju orientuar ne pallatet dhe zonat e duhura. 🙂👍
Investimi ne Pasuri te Paluajtshme? Disa Prej Gabimeve Qe Bejne Investitoret:
Investimi ne Real Estate eshte Sa fitimprures aq edhe i rrezikshem. Per te invesuar ne menyren e duhur duhet te analizohen disa praktika te tregut. Shpejtesia dhe okazionet jane ato qe ndonjehere i penalizojne investitoret.
Me poshte kemi shkruar disa prej gabimeve kryesore qe investitoret bejne kur investojne ne blerjen e pronave te ndryshme.
- Zgjedhja e agjentit te gabuar!
Nese kerkoni te investoni ne prona luksoze dhe te medha duhet te bashkepunoni me ndermjetesuesin qe ka eksperience dhe njohuri ne kete treg te specifikuar te pronave. Nese po kerkoni per te investuar ne apartamente te vogla, duhet te bashkepunoni me ndermjetesuesin me eksperience dhe njohuri ne ate fushe te pasurive te paluajtshme.
Ne shume raste ndodh e kunderta, investitoret bashkepunojne me ndermjetesues qe kane eksperienca dhe njohuri te ndryshme nga ajo cfare kerkohet dhe ne te tilla raste investimi konsiderohet me rrezik dhe jo fitimprures.
- Nuk behet strategjia dhe analizimi i duhur ne ate cfare deshironi te investoni!
Ndonjehere investitori nuk eshte i qarte per te kategorizuar veten: Deshiron te investoje per nje periudhe afatgjate? Apo deshiron te investoje per nje periudhe afatshkurter?Nese kerkoni te bleni nje prone qe fitim e merrni me ane te qirase gjate viteve, atehere investoni duke blere prone per investim afatgjate. Nese kerkoni nje prone qe fitimin e merrni per nje periudhe te shkurter, investimi me i mire eshte blerja e prones me nje cmim shume te mire dhe rregullimi i asaj prone per ta shitur ne nje periudhe te shkurter me nje cmim me te larte.
- Nuk mendojne gjate per ate qe po investojne!
Ne te shumten e rasteve investitoret kur shikojne nje prone me cmim okazion e marrin direkt pa menduar per pasojat dhe pa e studiuar me kujdes ate si prone. Por ajo prone mund te kete probleme me dhenien me qira, probleme me cmimin e zones dhe kushedi sa e sa probleme te tjera mund te hasen gjate rruges.
- Mbi-investim ne prone!
Disa investitore pasi blejne nje prone, kryesisht apartamente mundohen qe ta mobilojne ne menyre luksoze dhe me mobilje te shtrenjta. Kete e bejne vetem per nje fakt: Nese mobiljet jane te shtrenja do mendohet qe edhe qiraja e apartamentit do te jete e larte. Ama si mundet nje qira apartamenti te jete e larte ne nje zone kur cmimet e qirase jane te uleta?Kjo do te bente qe prona e blere dhe e mobiluar me mobilje te shtrenjta nuk do te jepej me qirane e duhur. Sigurisht do te kosiderohej si nje investim i humbur.
- Tentojne qe te realizojne analizimin dhe procesin e investimit te prones vetem!
Shume here investitoret mundohen qe te realizojne te gjithe procesin e investimit te prones vete. Duke filluar nga zgjedhja e prones, invesitimin afatshkurter ose afatgjate, kredimarrjen etj etj.
Kjo gje nga eksperienca jone ne pasuri te paluajtshme eshte e veshtire te realizohet i vetem. Mund te realizohet por investimi do te jete i padobishem sepse kush me mire se nje ndermjetesues me eksperince ne ate treg e njeh pronen, zonen, cmimet?
Keshilla jone eshte qe te bashkepunoni me nje grup te caktuar ku te perfshijne: Ndermjetesuesin, arkitektin, perfaqesues banke, ekspert ligjor.
Nese i kerkoni te gjitha keto sherbimet mund ti gjeni shume lehte ne Exclusive Properties.
📞+355696023888
📩info@exclusiveproeprties.al
📍Rr. Abdyl Frasheri, Hekla Center, Kati 12
🎯 We See, We Value, We Sell Your Property!
Nuk eshte Vetem Nje Arsye….
Per cdo person blerja e nje apartamenti eshte nje nga investimet me te medha qe mund te beje ne jete. Investimi ka nje angazhim jo pak te vogel sepse do te merret parasysh nese do te merret kredi per apartamentin dhe ky i fundit do te behet i juaji vetem ne momentin qe do te shlyeni kredine, faze e cila mund te zgjase deri ne 30 vjet.
Kjo eshte dhe arsyeja kryesore se perse duhet te jeni i vendosur dhe me planifikim per te marre nje vendim te tille.
Nje nga gjerat primare dhe kyce qe bleresi duhet te vendose eshte ” Koha kur Do Te Bleje Apartamentin”.
Kemi disa periudha qe mund te mendohet blerja e apartamentit: kalkulimi per kohen me te duhur te tregut te pasurive te pauajtshme, te bleje kur interesat per kredimarrje jane me te uleta, blerja ne periudha te ndryshme te vitit ku mund te merren oferta shume te mira dhe te jemi te favorshem ndaj zgjedhjeve.
Nese akoma nuk jeni i sigurt kur eshte koha me e mire per ju per te blere nje prone ne po ju japim disa analiza profesionale:
- Krahasoni shitjet historike te apartamenteve: Nese cmimet e tyre jane me te larta, tregu eshte dukshem ne nje Flluske. Zgjidhja me e duhur per kete eshte komunikimi me nje kompani serioze dhe profesionale per Pasuri te Paluajtshme
- Koha per te shitur apartamente: Nese shikoni qe apartamentet nuk po shiten per nje periudhe te gjate do te thote qe eshte Tregu i Bleresve, nese apartamentet shiten ne nje periudhe te shkurter atehere eshte tregu i shitesve. Por per te marre nje pergjigje te sakte perseri eshte e duhura te komunikoni me nje kompani per Pasuri te Paluajtshme.
- Ndertimet e Reja: Nese po behen vazhdimisht ndertime dhe po shiten shume apartamente do te thote qe tregu eshte ne levizje dhe ka kerkese. Nese ndertimet jane stopuar do te thote qe cmimet jane te larta dhe nuk ka kerkese per berje.
- Periudha e vitit: Koha me e mire per te blere nje apartament varet nga ajo cfare ti po kerkon, mund te marresh Deal me te mire ne periudhen e dimrit por mund te besh nje selektim dhe zgjedhje me te mire ne Pranvere dhe Vere!
Sado analiza te tregut dhe rrethanave te bejme, Ne mund te themi qe Koha me e mire per te Blere nje Apartament eshte kur ti te jesh i gatshem si nga ana emocionale ashtu edhe nga ana financiare, dhe te gjitha rrethanat e jetes jane te pershatshme ndaj ketij veprimi. Pritja per Deal me te mire mund te ndihmoje ne anen financiare por smund te na ofroje garanci ne kushtet dhe levizjen ne tregun e pasurive te paluajtshme.
Cfare do te thote te bashkepunosh me Ndermjetesuesin e duhur per te blere nje prone?
Deri ne momentin e daljes se certifikates ne emrin e bleresit, duket cdo gje e pamundur, ama kur procesi merr fund ulesh dhe mendon: Jam shume me fat qe kam bashkepunuar me nje ndermjetesues pronash: Jo vetem qe nuk jam stresuar ne gjetjen e prones, ne komunikimet me shitesin, proceduren e dokumentacionit, a po bej zgjedhjen e duhur Apo jo, Porrr jam ndjere si Mbret.
Procedurat Jane me te thjeshta nga sa ju mendoni, ndjenja e frikes do te jete ne nivelin me minimal dhe nuk do te ndihet fare.
Edhe pse Kohet e fundit ne Shqiperi Jane shtuar shume ndermjetesuesit e pronave, shitja dhe ndermjetesimi eshte nje aftesi e lindur dhe jo cdo ndermjetesues, ndermjeteson sic duhet nje prone.Bleresit akoma jane me ndjenjen e frikes, si nga ndermjetesuesit ashtu edhe nga institucionet shteterore dhe nuk e kuptojne akoma qe ndermjetesuesi I duhur eshte ai qe te jep me shume siguri dhe tregon profesionalitet!
Te jesh professional ne ndermjetesim do te thote:
- Eshte ai/ajo qe te gjen pronen sipas kerkesave te tua.
- Eshte ai/ajo qe nuk nxiton pas mbylljes se nje kontrate, por pret per pronen e duhur dhe zgjedhjen e duhur.
- Eshte ai/ajo qe lehteson procedurat e zgjedhjes.
- Eshte ai/ajo qe komunikon ne menyre profesionale dhe serioze.
- Eshte ai/ajo qe arrin deal me te mire te negocimit.
- Eshte ai/ ajo qe ndjek cdo proces te punes deri ne momentin e daljes te dokumentacionit ne emrin e bleresit.
- Eshte ai/ajo qe gjendet gjithmone aty kur ju keni nevoje per informacion rreth prones.
Mos nxitoni ne procesin e mbylljes se nje kontrate: Bashkepunoni me ndermjetesuesit e duhur, professional, qe te merrni sherbimin e pakrahasueshem❗️